E Diel, 1 Nëntor 2026

Transparenca e Priftit nis, kur ai të flasë për Eduard BelegunNga TemaMinistri i ri i Ekonomisë, Dritan Prifti, tha dje se do të dilte çdo javë në konferencë për shtyp për të rritur transparencën me publikun. Dhe për herë të parë zgjodhi që të lëshoj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Transparenca e Priftit nis, kur ai të flasë për Eduard BelegunNga Tema

Ministri i ri i Ekonomisë, Dritan Prifti, tha dje se do të dilte çdo javë në konferencë për shtyp për të rritur transparencën me publikun. Dhe për herë të parë zgjodhi që të lëshojë një lumë fyerjesh ndaj gazetës “TemA” pas shkrimeve që kemi botuar së fundmi në lidhje me heqjen e koncesionit të dhënë ish-kompanisë “Darfo”.

Por ministri i transparencës nuk dha asnjë përgjigje për ato që ka shkruar gazeta “TemA”, duke u mjaftuar te një detaj, që ne kemi shkruar se ai nuk ka takuar përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve. Më pas Prifti na shpalli me të madhe se ai i ka takuar ata.

Gazeta “TemA” sqaron se ky është një detaj pa asnjë pikë rëndësie në detin e madh të korrupsionit të Priftit dhe këshilltarit të tij, Eduard Belegu.

Gazeta “TemA” kërkon që Prifti të sqarojë vetëm për një gjë shqiptarët, e sidomos banorët e qarkut të Dibrës, se përse ka në stafin e tij, e sigurisht dhe në partinë e tij, njeriun që gatoi dhe më pas ishte personi kyç i koncesionit të “Darfo”-s.

“TemA” ka sjellë materiale lehtësisht të faktueshme se Eduard Belegu është përfaqësuesi i “Darfo”-s në atë periudhë, kur koncesioni po kthehej në një makth për banorët.

Prifti, para se të mbajë leksione transparence, duhet të na thotë se pse këshilltari i tij ka një duzinë kompanish që kanë në qendër të punës pikërisht ato fusha që mbulon ministria e tij.

Prifti duhet të përgjigjet, pse koncesioni është përgatitur nga kryetari i partisë së tij, në atë kohë kryeministër dhe pse nuk pati asnjë parashikim për sanksione për shkeljet që do bënte “Darfo”.

Para se të hiqet sikur i dhimbsen banorët e asaj zone, Prifti mjafton të bëjë një testim të thjeshtë e të shohë se çfarë ndjesie u krijon dibranëve, bulqizakëve dhe burrelasve emri i Eduard Belegut, sa herë që shqiptohet.

Për sa i përket faktit që Prifti e shpalli heqjen e koncesionit ditën kur Meta së bashku me homologun kinez nënshkruanin marrëveshje për furnizim me krom dhe përfaqësuesit e ACR ishin aty, si dhe faktit tjetër që Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë u deklaronte minatorëve se nuk do të hiqej koncesioni, këtë nuk kërkojmë ta komentojë tani për tani. Komentet për këto i ka bërë vetë Ilir Meta, kur kërkon që të mos besohen gjërat që thotë Dritan Prifti, se ka gjysmë truri.

Megjithatë ne besojmë se në këtë gjendje ai është shumë më i rrezikshëm për pasuritë e paratë e shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›