E Diel, 1 Nëntor 2026

“Faktori Plus”, emisioni më i mirë investigativ i vititNga TemaAkademia e Vlerësimit Vjetor Radioteleviziv shpërndau dje 17 çmime për programet dhe gazetarët më të mirë të medieve audiovizuale. Emisioni “Faktori Plus” i gazetarit Mero Baze është sh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Faktori Plus”, emisioni më i mirë investigativ i vititNga Tema

Akademia e Vlerësimit Vjetor Radioteleviziv shpërndau dje 17 çmime për programet dhe gazetarët më të mirë të medieve audiovizuale.

Emisioni “Faktori Plus” i gazetarit Mero Baze është shpallur si emisioni më i mirë investigativ. Nga 17 çmime që janë shpërndarë gjithsej, 6 çmime kanë shkuar për televizionin Vizion Plus. Emisionet e tjera që janë vlerësuar në këtë televizion kanë qenë “Zonë e Lirë” si spektakli i vitit. Gjithashtu është vlerësuar dhe programi informativ ZIP.

Emisioni investigativ “Faktori Plus” ka trajtuar tema të nxehta dhe ka hetuar në thellësi të disa prej skandaleve më të mëdha të kësaj kohe si shpërthimi i Gërdecit, abuzimet me rrugën Durrës-Kukës, privatizimi i kompanisë ARMO, si dhe shumë skandale që lidhen me çështjen e pronësisë në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›