E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparency International: Korrupsioni pjesë e sistemit

PRISHTINË- Zëvendësdrejtori ekzekutiv i “Transparency International”, Miklos Marschall pas publikimit të indeksit të korrupsionit për vitin 2011 nga, ku niveli i korrupsionit në Kosovë thuhet se është në nivelin e njëjtë të lartë, ka udhëtuar drejt Prishtinës për tu komunikuar zyrtarëve të Kosvoës faktet e publikuar, raporton Koha Ditore.

Marschall thotë se pavarësisht disa reformave që ka bërë Kosova, korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetet pjesë e sistemit.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i “Transparency International”, porosit udhëheqësit vendorë që të vënë në prioritet luftimin e korrupsionit, por jo atë ta bëjnë vetëm me fjalë.
“Kosova ka potencial të luftojë korrupsionin, por duhet vullnet. E ky vullnet nuk mund të krijohet, përderisa njerëzit këtu pasurohen përmes politikës. Kjo më brengos mua më së shumti. Duhet ta dinë politikanët tuaj se politika nuk është për t’u pasuruar”,- tha Marschall.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›