Transplantet. “Një mëndje e fandaksur mund të përfytyrojë një gjë të tillë”
14/08/2009 Republikani Sabri Godo i vlerëson të padrejta pretendimet për trafik organesh në Mat
Presidenti i nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sari Godo, ka përdorur tone të ashpra në drejtim të përpjekjeve nga ana e përfaqësuesve të Këshillit të Europës për të hetuar mbi mundësinë e transplanteve të organeve në fshatin Gurrë të rrethit të Matit. Sipas tij, gjithçka që filloi dhe po vazhdon sot e kësaj dite lidhur me trafikim të organeve të shtetasve serbë në fshatin e vogël është diçka e turpshme dhe përbën një provokim të pastër me prapavijë politike. Republikani Godo nuk e vlerëson aspak normale përpjekjet për hetim nga ana e përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të KE-së. “Vijnë si me të drejta eksterritoriale dhe shkojnë në atë fshatin e largët të Matit. Edhe ne jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe Parlamentit dhe të vemi të bëjmë një kontroll në një lokalitet të Gjermanisë do të përfundonim drejt e në polici. Shkelja është bërë nga Këshilli i Europës. Më është dukur një gjë arbitrare nga ana e Këshillit të Europës”, - ka deklaruar ai në një prononcim për mediet. Politikani Godo shprehet se edhe nga Tirana zyrtare duhet të ketë një reagim, përmes të cilit duhet t’u kërkohen sqarime të gjithë atyre që kërkojnë të hetojnë. “Ne duhet të kemi kurajën ta themi hapur dhe t’u themi në të njëjtën kohë: ‘Doni të kërkoni? Urdhëroni kërkoni çdo qoshe të këtij vendi, vetëm na lajmëroni se do të vini dhe na tregoni se ç’keni në mend të bëni.’ Është e drejta jonë pastaj. Jemi shtet sovran, kemi ligjet dhe të rregullat tona. Qeveria mbase s’mund ta thotë me zë të lartë këtë për arsyet e saj, dhe mirë bën, sipas meje, por unë si qytetar jam i lirë të shfaq mendimin tim”, - ka deklaruar ai.
Duke analizuar gjithë këtë situatë, Godo shprehet e bindur se nuk është e paqëllimshme. Ai nënvizon faktin se pretendime të tilla për gjoja transplante organesh me qëllime trafikimi janë ngritur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe Kosovën dhe për të ngadalësuar e penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vende të tjera në botë. “Synimi është të hidhet hije mbi Kosovën dhe mbi Shqipërinë, që të pengohet ose të ngadalësohet njohja e Kosovës nga arenën ndërkombëtare. Për këtë gjë të pistë dhe të neveritshme Beogradi është i gatshëm të paguajë dhe u dhanë lajme se janë kapur njerëz në Kosovë, të cilët janë paguar për të dalë dëshmitarë të rremë”, - deklaroi Godo.
Vizitat e shpeshta në fshatin Gurrë të rrethit të Matit nga të huaj për të hetuar mbi akuzat e ngritura në librin e ish-prokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte, ku flitej për transplante organesh të shtetasve serbë në një shtëpi të fshatit Gurrë, Godo kërkon të marrin fund. Sipas tij, atje nuk ka ndodhur asgjë dhe për rrjedhojë asgjë nuk do të gjendet. “Nuk ka ç’të hetohet. Në qoftë se dikush nxitet për të krijuar probleme në Kosovë dhe ngre këtë version kanibalesk, do të thosha, nuk duhet të gjejë përkrahje më tej. U hetua një herë, dy herë, tri herë e nuk kanë gjetur asgjë, sepse nuk ka pasur asgjë dhe nuk mund të gjejnë asgjë. Them se është koha të mbyllet kjo një herë e përgjithmonë”, - tha ai. Presidenti i nderit të Asamblesë Kombëtare të PR-së shprehet se edhe banorët e atij fshati të vogël janë irrituar. Ai thotë se ata njerëz janë mërzitur me inspektimet e herëpashershme dhe si rrjedhojë ndihen nën akuzë si bashkëpunëtorë, se është bërë në shtëpinë e tyre. “Por si është e mundur të përfytyrohet se atje është bërë transplant organesh? Vetëm një mëndje e fandaksur mund të përfytyrojë një gjë të tillë”, - deklaron ai.
Republikanët në qeveri
Godo: Përfaqësimi nuk është një fushë me lule
Preferohen ekonomia, bujqësia dhe shëndetësia
Partia Republikane është e përgjegjshme për vështirësitë që mund të hasë gjatë negociatave me Partinë Demokratike për përcaktimin e përfaqësimit të saj në qeverinë e ardhshme. Presidenti i nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sari Godo, ka pohuar ditën e djeshme se përcaktimi i portofolit të ministrisë që do t’u besohet republikanëve do të kalojë përmes vështirësive. “Nuk është një fushë me lule kjo punë. Do të ketë probleme”, - ka deklaruar ai në një intervistë televizive. Sabri Godo thekson prerë se partia që përfaqëson do të jetë pjesë e qeverisë dhe do të drejtojë një ministri në katër vjetët e ardhshëm. Ai thotë se Partia Republikane do të kërkojë patjetër qenien e saj në ekzekutiv dhe parashtron edhe fushat në të cilat ajo mund të japë kontribut. “Ne jemi të predispozuar të merremi me ekonominë, të merremi me bujqësinë, të merremi me shëndetësinë”, - ka deklaruar zyrtari i lartë republikan. Megjithatë, ai është koshient se shumë gjëra do të varen edhe nga ndarja e posteve qeveritare mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu, ai shprehet se përfaqësimi i republikanëve në qeveri varet edhe nga marrëveshja që do të bëjë Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD-së, në radhë të parë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe me aleatët e tjerë që kanë qenë në koalicion. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit republikanët mundën të fitojnë vetëm një mandat për deputet. Këtë mandat arriti ta marrë kryetari i kësaj force politike Fatmir Mediu.
PD-LSI
Krerët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që më 20 gusht të zhvillojnë takimin e parë zyrtar, që do të çelë negociatat për formimin e qeverisë së re. Në mënyrë informale, PD-ja e LSI-ja prej kohësh kanë nisur bisedimet mbi këtë çështje, për t’i finalizuar në mënyrë zyrtare javën e ardhshme. Kështu, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë pasur gjatë kohëve të fundit një takim joformal në Dhërmi, ndërkohë që pak kohë më parë u takuan edhe në Pogradec. Takimi i 20 gushtit vjen pasi përfaqësues të dy partive kanë zhvilluar negociata të shpeshta, ku kanë shkëmbyer pretendimet dhe kanë evidentuar piketat ku do të përqendrohet biseda zyrtare mes kryetarëve të dy forcave politike. Nga ana e saj LSI-ja është shprehur zyrtarisht se është në përfundim e sipër të platformës së saj qeverisëse.
Prokuroria e Përgjithshme mohon mundësinë e trafikut të organeve
“Asnjë interes për dëshmitë e serbëve, më 2004-n nuk gjetëm prova"
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme nuk shfaq asnjë interes për marrjen dhe verifikimin e disa dëshmive të dhëna nga qytetarët serbë, ku ata pretendojnë se eksponentë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998–1999 i kanë rrëmbyer, duke i çuar në një burg, ku u hiqeshin organet dhe më pas ato shiteshin në persona të caktuar. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës, që thanë se dëshmitë e individëve serbë janë të manipuluara nga autoritet e këtij shteti, kështu që akuza shqiptare nuk ka asnjë interes që të njihet dhe t’i verifikojë ato. “Çështja e trafikut të organeve në fshatin Gurrë të rrethit të Matit sa vjen e po kthehet në një lojë, ku serbët kërkojnë të gjejnë me çdo kusht mundësi të ndryshme, qoftë këto edhe manipulative, vetëm e vetëm për të hedhur baltë mbi Kosovën dhe vendin tonë. Në vitin 2004 ne kemi bërë një hetim të përbashkët me prokurorët e Hagës, të cilët kanë qenë të parët që kanë hedhur dyshimet për trafik organesh në Gurrë, dhe për hir të së vërtetës, ata, por edhe hetuesit tanë, nuk kanë konstatuar asnjë provë që faktonte qoftë edhe një rast të vetëm se në banesën e Abdulla Katuçit është kryer trafiku i organeve”, - shprehet një burim zyrtar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Duke u nisur nga ky fakt, hetuesit shqiptarë nuk shfaqin asnjë interes për dëshmitë “e reja” që janë siguruar nga autoritetet serbe.
E. Qyno
Avokati i Shtetit, Eduard Halimi, shpjegon hapësirat ligjore
“Kosova ka të drejtën t’u përgjigjet
serbëve për transplant organesh”
TIRANË- Shteti shqiptar nuk do të ndërmarrë ndonjë nismë të posaçme ligjore ndaj organizatorëve të shpifjeve rreth transplanteve të organeve dhe një trafiku të hamendësuar. Në një prononcim të shkurtër për gazetën “Metropol”, Avokati i Shtetit Eduard Halimi një ditë pas arrestimit të serbëve që premtonin 300 mijë euro që të akuzoheshin shqiptarët si kriminelë që heqin e shesin organet e trupit, shprehet se shteti shqiptar nuk është i implikuar në këtë akuzë të hershme të serbëve, por akuzohen shtetasit e Kosovës, që kishin statusin e ushtarëve të UÇK-së e për rrjedhojë ata janë në juridiksionin e Republikës së Kosovës, shtet ky tashmë i pavarur. Halimi shton se, nëse do të paraqitet ndonjë ankesë nga shqiptarë të prekur nga këto akuza, atëherë një strukturë e posaçme me qendër në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë do të marrë në dorë situatën, në bazë të hapësirës ligjore që i krijohet automatikisht në të drejtën për të mbrojtur shtetasit e saj me shtetësi shqiptare, por edhe shqiptarët e tjerë me kombësi shqiptare, por tjetër shtetësi. Akuzat e Karla del Pontes dhe shtetit serb kanë të bëjnë me ushtarë të UÇK-së, të cilët, sipas ish-kryeprokurores së Hagës e zyrtarëve të lartë serbë, kanë masakruar civilë e ushtarë serbë duke u hequr organet në një shtëpi në Gurrë të Burrelit. Por pardje maska u çor e doli në shesh loja e shpifur e serbëve, që nuk kursejnë milionat për të denigruar figurën e shqiptarëve.
M. Mullai