E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorët nuk lejojnë babaine Dajtit të takojë të birin

14/08/2009  Frika nga një arratisje e dytë dhe heshtja e tij, dy prej motiveve të refuzimit

TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka refuzuar dje kërkesën e familjarëve të të shumëkërkuarit Dritan Dajti, për ta vizituar këtë të fundit në ambientet e spitalit të burgut, ku aktualisht ai është izoluar duke u mbajtur nën vëzhgimin e rreptë të forcave speciale RENEA. Ka qënë pikërisht babai i 38 vjeçarit Dajti, Hasani, i cili mësohet se rreth orës 09:45 është paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, ku i ka kërkuar këtij të fundit, autorizim për dhënien e lejes që ai të kryente një takim me djalin e tij që aktualisht ndodhet i plagosur në spitalin e burgut. Mirëpo përgjigjia e përfaqësuesit të akuzës ka qënë negative për babain e Dritan Dajtit, duke i hequr atij të drejtën për ta takuar qoftë edhe një minutë të vetme djalin e tij që është arrestuar një javë më parë nga agjentët e policicë së shtetit. Duke mos gjendur një rrugë të mesme, i moshuari Hasan Dajti nuk ka bërë gjë tjetër veçse është larguar menjëherë nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke thënë se djali dhe familja e tij po persekutohen si në kohët e diktaturës. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, kohë kjo që nuk ka mjaftuar për tju mbushur mendja prokurorit të çështjes. Gjatë bashkëbisedimit midis babait të Dritan Dajtit dhe prokurorit, ky i fundit mësohet të jetë shprehur se refuzimi i dhënies lejë për takim do të kryhet deri në periudhën kur 38-vjeçari Dajti, do të pranojë të flasë përpara grupit hetimor dhe të sqarojë të gjitha rrethanat e vrasjes së 4 policëve, si dhe të qëndrimin të tij prej 6 vitesh në arrati. Por mësohet se kjo nuk ka qënë arsyeja e vetme, pasi për prokurorinë janë edhe disa shkaqe të tjera hetimore të cilat e pengojnë atë të japë leje familjarëve për të takuar super të kërkuarit Dritan Dajtin. Ky i fundit që prej datës kur është arrestuar dhe deri tani, ka refuzuar dy herë grupin hetimor që kishte shkuar ta merte në pyetje. Duke u nisur nga këto rrethana organi i akuzës ka preferuar të bllokojë çdo kontakt me familjarët, gjë e cila në qoftëse do të ndodhte, mund të sillte ndonjë plan të mundshëm të Dritan Dajtit, për tu arratisur sërish ose për të mos bashkëpunuar fare me drejtësinë.

SHKB nis verifikimin

Kontrollnumrave të policëve

Pesë oficerëve që u janë gjendur numrat e telefonit në kartat SIM, të Dritan Dajtit dhe kunatit të tij, Ergest Xhoxhit, do i dërgohen specialistëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët do kryejnë veprime hetimore për të përcaktuar me saktësi se çfarë roli konkret kanë pasur punonjësit e policisë, në ngjarjen e Durrësit por edhe në raste të tjera, ku 38 vjeçari Dajti i ka shpëtuar rrethimit të policisë shqiptare. Aktualisht SHKB-ja ka filluar hetimet ku tani për tani mësohet se janë duke u transkriptuar të gjitha bisedat që janë kryer gjatë këtyre gjashtë muajve dhe 3 ditëve të fundit, që punonjësit e policisë kan kryer me persona të ndryshëm. Akuza ka ngritur dyshime të forta se operacioni për kapjen e Dajtit është dekonspiruars.

Jeleku i Duçkollarit

Për të forcuar bindshëm akuzën e vrasjes së 4 policëve, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë jelekun antiplumb të agjentit të vrarë Sajmir Duçkollari, i cili mësohet se që prej ditës së premte, ndodhej në ambientet e spitalit të qytetit të Durrësit. Burime pranë akuzës thanë se jeleku ishte kërkuar me insistim gjatë këtyre ditëve, por më së fundi ai është arritur të gjendet nga dëshmia e një oficeri që kishte qënë pjesë e operacionit për prangosjen e Dritan Dajtit. Në dëshminë e tij oficeri i policisë tregon se në momentin kur e kanë çuar në spital Sajmir Duçkollarin, këtij të fundit janë kanë hequr jelekun që mbante të veshuar në mënyrë që ai ti nështrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Oficeri i tha hetuesve se jelekun më pas ja ka marrë një infermiere e spitalit dhe se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë ishte bërë me të. Menjëherë pas kësaj deklarate prokuroria ka urdhëruar një oficer, i cila ka shkuar në spitalin e Durrësit dhe ka marrë jelekun antiplumb të Sajmir Duçkollarit. Aktualisht jeleku është dërguar për ekspertizë në laborator.

Raporti Mjeko-Ligjor

Në kuadër të hetimeve që po kryehen në ngarkim të 38 vjeçarit Dritan Dajti, Prokuroria për Krime të Rënda dje ka administruar në dosje edhe disa raporte mjeko-ligjorë, të cilat përcaktojnë me përpikmëri zonat e trupit ku plumbi ka vrarë 4 oficerët e policisë së shtetit. Përveç kësaj orghani i akuzës ka administruar në dosje edhe raportin mjeko-ligjor që ekspertët kanë kryer në trupin e të plagosurit Dritan Dajti. Nga të dhenat që janë dokumentuar në raporte rezulton se agjentët Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, kanë marë dy plagë në trup, ndërsa dy agjentët e tjerë Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari, kanë marrë nga një plagë tej shpuese në qafë. Plumbat e nxjerr nga pistoleta e Dajtit, i kanë prekur organet jetësore të 4 agjentëve, gjë e cila ka bërë që ata do ndërojnë menjëherë jetë. Ndërkohë për sa i përket 38 vjeçarit Dritan Dajti, raporti mjeko ligjor tregon se ai tashmë ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Mjekët i kanë hequr dy nga 3 plumbat që ai ka marrë. Plumbin e vetëm që ai mban ndodhen në pjesën e këmbës. Masakra e 7 gushtit

Kryeministri Berisha viziton

familjet e katër policiëve

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar ditën e djeshme familjet e katër policëve të vrarë në masakrën e 7 gushtit, në përpjekje për të ndaluar të shumëkërkuarin Dritan Dajti. Kreu i qeverisë, ka shperhur ngushëllimet në emrin e tij personal dhe të gjithë qeverisë që drejton. “Kjo humbje është një dhimbje e madhe për të gjithë, por heroizmi i tyre është frymëzues për çdo shqiptar. Mes të qenurit gjallë dhe zbatimit të ligjit, ata zgjodhën ligjin, sepse ata janë heronj. Ata faktuan se ky është morali dhe shpirti i policisë”, ka deklaruar ai. Duke shprehur jo vetëm dhimbjen e thellë, por edhe solidaritetin me fëmijët, bashkëshortet dhe familjarët, kryeministri Berisha siguroi familjet e “Dëshmorëve të Kombit”, se qeveria do të qëndrojë në mbështetje të plotë të tyre dhe do të ndërmarrë vendime të tjera që rishikojnë statusin e të rëniet në krye të detyrës. “Të jeni të sigurt se, përveç të dashurit të tuaj, asgjë nuk do t’u mungojë fëmijëve dhe familjarëve të të rënëve, pasi sakrifica e tyre meriton çdo mbështetje ndaj jush”, u shpreh kreu i qeverisë. Duke e cilësuar aktin e tyre heroik, Berisha u shpreh se kjo është një dhimbje që, po aq sa familjarët, e kanë ndjerë të gjithë shqiptarët, sepse ata dhanë jetën për atë që është më e shtrenjtë për gjithë shqiptarët, për sigurinë, qetësinë, rendin dhe ligjin. Berisha tha se dhimbja është e madhe, por banda u eliminua dhe kjo është ngushëllim për jetën e tyre. “Beteja kundër krimit është një betejë jetike për shqiptarët dhe sakrifica e efektivëve të policisë ka qenë, është dhe do të jetë përcaktuese për të ardhmen e vendit tonë. Ata ishin më të mirët e më të mirëve, kishin një karrierë të shkëlqyer dhe ranë vetëm sepse donin të zbatonin ligjin”, tha kryeministri Berisha.

Mesazh ngushëllimi

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i ka dërguar kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare një mesazh ngushëllimi për vrasjen e katër efektivave të policisë më 7 gusht. “Prania e OSBE-së në Tiranë shpreh mbështetjen e fortë për veprimet e vendosura dhe decisive të ndërmarra ndaj të gjitha formave të krimit të organizuar, nga qeveria shqiptare. Ne vlerësojmë lart rezultatet e arritura falë besnikërisë, zotësisë dhe përkushtimin të grave dhe burrave trima të policisë”, shprehet Ambasadori Bosch.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›