E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transplanti, pacientja në gjendje të qëndrueshme

Në varësi të gjendjes shëndetësore qe aktualisht eshte e qendrueshme, pacientja pritet të dalë nga spitali në fillim të javës së ardhshme. Ndërhyrja kirurgjikale e transplantit të veshkës cilesohet nje kthese ne shendetesine shqiptare. 

TIRANË- Pacientja 20 vjeçare, e cila iu nënshtrua transplantit të parë të veshkës në shërbimin publik në 26 mars, ndodhet në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Prof. Nestor Thereska, konfirmoi sot se "vazja 20 vjeçare, në ditën e tretë, pas ndërhyrjes kirurgjikale është e qetë dhe gjendja e saj shëndetësore është përgjithësisht e mirë".
Sipas tij, edhe i ati, i cili është dhuruesi i veshkës, ndodhet në gjendje të mirë.
Prof. Thereska sqaron se "edhe pse situate mjekësore paraqitet aktualisht e mirë, në vazhdimësi maten të gjithë paramentrat mjekësore".
Në varësi dhe të gjendjes shëndetësore, si dhe pas ekzaminimeve të gjakut dhe të parametrave të tjerë, kryerjes së ekos renale dhe të të gjitha procedurave të nevojshme, pacientja pritet të dalë nga spitali në fillim të javës së ardhshme, pohoi Prof. Thereska.
Ndërhyrja e parë kirurgjikale e transplantit të veshkës u realizua në datën 26 mars nga mjekët e QSUT-së, të aisituar nga profesorët italinanë të Klinikës së Barit.
Ky tranplanti ishte i pari që kryhej në shërbimin shëndetësor publik, duke u konsideruar dhe si një kthesë të madhe në shëndetësinë shqiptare. Transplanti i veshkave, i cili, si çdo operacion tjetër, ofrohet falas për qytetarët shqiptarë, u realizua në kuadër të Programit INTERREG III, të financuar nga Komuniteti Europian.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›