E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja,policia merr masa

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Hungari. Kështu do të ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve përreth stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa" duke filluar nga ora 12.30' e ditës së sotme deri në orën 22.30'.Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 16.00' të ditës së dotme deri në përfundim të aktivitetit sportiv përgjatë shesheve : - Sheshi "Italia", sheshi "Nënë Tereza".Po ashtu, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugët që të dërgojnë në stadium ashtu dhe përreth tij, si : rrugën "Lek Dukagjini" dhe "Dervish Hima". Ndërkohë, gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›