“Ora e Tokës”, edhe në Shqipëria do ti përgjigjet ftesës
TIRANE-Miliona njerez në mbarë botën pritet të fikin dritat për një orë gjatë natës në atë që cilesohet si protesta me e madhe kunder ndryshimeve klimaterike. Iniciativa e quajtur “Ora e Tokës”, nisur 2 vjet me pare ne Asutrali. Edhe Shqipëria do të jetë pjesëmarrë në këtë ngjarje si vend partner, mbi një bazë vullnetare, duke iu përgjigjur ftesës së Fondit Botëror për Natyrën (WWF), për të fikur dritat dhe aparaturat e tepërta për 1 orë, në datën dhe orën e caktuar. WWF ia dedikon këtë veprim Tokës, planetit që po vuan ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike.
Më këtë veprim pjesëmarrësit dëshmojnë lidhjen e ngushtë që ekziston midis "energjisë" dhe "ndryshimeve klimatike", si dhe faktin se ne si komunitete mund dhe duhet të merremi me këtë rrezik të madh, pohojnë burime nga Qendra Rajonale e Mjedisit.
Ndërkohë, "Rrjeti Shqiptar i Orës së Tokës", i krijuar në qershor 2008, mirëpret çdokënd që do të marrë pjesë në të, për ta përfaqësuar sa më mirë ambjentalizmin shqiptar. Në "Earth Hour 2009" janë ftuar të marrin pjesë qytete si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi, Shkodra etj.
Earth Hour/Ora e Tokës institucionalisht është organizim i WWF, që është organizata më e madhe mjedisore.
Në vitin 2007, kjo iniciativë ishte vetëm e qytetit të Sidneit (Australi), ndërsa në 2008 u përshinë rreth 50 milionë banorë në 371 qytete të mëdha të botës.
Sipas BBC, qellimi i kësaj proteste është që të ndikohet ne takimin e Kopenhagenit qe do te mbahet kete vit ku do te kerkohet një Traktat i ri per klimen. Kritiket e kane cilesuar kete forme proteste simbolike dhe te pakuptim. Dritat pritet te fiken ne me shume se 3400 qytete ne mbare boten, ne oren 20:30. Vitin e kaluar dritat u fiken ne 370 qytete te botes ndersa me kete nisme kete vit do te perfshihen edhe kompani dhe biznese te ndryshme. Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun u shpreh se e mbeshteste kete forme proteste sipas te ciles kerkohet me shume veprim ne luften kunder ndryshimeve klimatike.
(d.b/BalkanWeb)