Në ngërç konstituimi i Këshillit Bashkiak të Ballshit
08/07/2011 Kalon këshilltari i PDK-së në kampin e djathtë, ngec procesi. Nuk mandatohet as kryebashkiaku
BALLSH- Edhe Këshilli Bashkiak i qytetit Ballsh është përfshirë nga ngërçi ligjor. Mbledhja e djeshme që kishte për qëllim konstitutimin e këtij këshilli, pas më shumë së pesë orësh debatesh është bllokuar pa nxjerrë emrin e kreut të këshillit, sekretarit, e nënkryetarit të tij, si dhe pa betimin e kryebashkiakut të ri. Gjithçka nisi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Bashkiak.
(Mos)konstituimi
Përballë njëri-tjetrit u vendosën Shyqyri Kapllani i “Aleancës për të ardhmen” dhe Ardian Hazizi i “Aleancës për qytetarin”. Para procesit të votimit anëtari i “Aleancës për të ardhmen” këshilltari i PDK-së Klodian Shehaj, kaloi me grupin e “Aleancës për qytetarin”. Në këtë mënyrë pati një tkurrje të numrit të këshilltarëve të së majtës. Nga nëntë anëtarë ata përfunduan në tetë anëtarë. Pas procesit të numërimit një vote, vendimtarja, e nënta, pas barazimit tetë me tetë sipas socialistëve ishte e pavlefshme, pasi ishte e shënjuar dhe e grisur në një cep të saj. Në sallë kanë qenë të pranishëm deputetët Ermelinda Meksi dhe Piro Lutaj. Deputetja Meksi e ka quajtur gjithë procesin të manipuluar. Ndërsa kreu i PD-së Mallakastër, Agron Kapllanaj, është mbrojtur duke thënë se në mbledhje duhet të zbatohet ligji dhe pikat e rendit të ditës miratuar më parë. Këshilltarët e “Aleancës për të ardhmen” kanë kërkuar proces rivotimi dhe para këtij procesi të kryhej betimi i kryebashkiakut të ri. Kjo nuk është pranuar nga pala tjetër. Debatet janë përmbledhur në këtë pikë. Qytetarë të ndryshëm i kanë dorëzuar prefektit të qarkut Bujar Hasaj i pranishëm në këtë konstitutim që të pranonte firmat e më shumë se 50 qytetarëve për të kryer betimin e kryebashkiakut. Por edhe kjo nismë ka dështuar si e pabazuar në ligj. Deri në orët e mesnatës palët kanë mbrojtur qëndrimet e tyre. Ndërsa më pas mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër ende të pacaktuar.