Luftë nervash në gjykatë, PS tërheq padinë Opozita fiton kohë për Tiranën.
07/07/2011 Sot Kolegji Zgjedhor mblidhet sërish për shqyrtimin e kërkesës së radhës
PD: Po zvarritet procesi
Herion Mesi
Beteja ligjore mes mazhorancës dhe opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës është kthyer në një betejë të vërtetë nervash. Partia Socialiste me kërkesën e djeshme për pushimin e çështjes së ngritur nga vetë ajo nga trupa e Kolegjit Zgjedhor kërkon të fitojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur në shpalljen e fituesit të 8 majit. Me kërkesën e saj dhe me formulimin e padisë së re opozita ka hequr dorë përkohësisht për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë. Nga tjetër u është rikthyer sërish vendimeve të marra nga KQZ-ja, duke e rikthyer çështjen në fjalë sërish në institucionin më të lartë zgjedhor në vend. Ndërsa sot Kolegji do të mblidhet sërish, ku pas hedhjes së shortit u përcaktua që relatorja për padinë e radhës të PS-së do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi. Pas tërheqjes së djeshme të PS-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi, Kolegji Zgjedhor vendosi të mblidhet sot për të shqyrtuar padinë e PS-së të datës 2 korrik. Në kërkesën e saj PS-ja kërkon nga Kolegji që të urdhërojë KQZ-në që të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë prej saj në këtë institucion, ku kërkohet të shpallet i pavlefshëm vendimi nr. 1196 i datës 28 qershor, i cili shpalli fitues Lulzim Bashën me 92 vota, dhe të shpallë të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Seanca
Pas seancës dëgjimore, që zgjati një orë, trupa gjykuese vendosi t’u lërë pak kohë palëve për të marrë në konsideratë kërkesën e PD-së për bashkimin e tri kërkesave ankimore (dy të PS-së dhe një e Partisë së Pensionistëve), ku në thelb kërkojnë pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në Tiranë. Pak minuta më vonë e rihap seanca dhe menjëherë avokati i PS-së, Arian Salati, i kërkoi trupës gjykuese që të pushojë çështjen. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i avokatit të PD-së Ivi Kaso, i cili i kërkoi relatorit të çështjes që Kolegji të shprehet mbi kërkesën e ngritur nga ai vetë. “Nga pikëpamja e thelbit të së vërtetës, ne nuk mund të pajtohemi me këtë shfaqje të hapur mosbesimi që paditësi i bën Kolegjit dhe trupës gjykuese, duke thënë hapur se ‘ne nuk kemi besim që të na gjykojë kjo trup뒔, - tha Kaso. Ndërsa avokati Salati u kundërpërgjigj se nuk ka pse spekulohet me besimin ndaj gjykatës, sepse në bazë të Kodit Civil është disponim kategorik i palës paditëse që të heqë dorë dhe të kërkojë pushimin e një çështjeje. Por avokati i PD-së Ivi Kaso theksoi se nuk ka asnjë kundërshti ndaj këtij vendimi të PS-së, pasi është tagri i saj ekskluziv që të paraqesë një padi. “Por i kërkoj Kolegjit të marrë një vendim për risitë e ndryshimet e sotme në këtë seancë, pasi qëllimi i kohës që kërkoi pala paditëse ishte që të njihej me kërkesën tonë”, - theksoi Kaso.
Ivi Kaso
“Sa i përket thelbit të kërkesës së paditësit, besojmë se është në drejtim krejt të kundërt me atë çka ne dhe populli i Tiranës kërkojmë, pra atë të përfundimit sa më shpejt, një orë e më parë të një procesi të stërzgjatur, të një procesi që po bëhet një odise e vërtetë ankimuese, kundërankimesh, ankimesh taktike, heqje dorë etj. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë shfaqje të hapur mosbesimi që paditësi i bën Kolegjit.”
Oert Bylykbashi
“KQZ-ja mori një vendim dhe u shpreh se kërkesa e PS-së ishte në kundërshtim me ligjin, sepse ishte jashtë afatit. Tani mbetet në vlerësimin e gjykatës nëse do ta pranojë këtë kërkesë apo jo. Unë nuk dua të paragjykoj, ne i qëndrojmë pozicionit tonë se PS-ja afatin për të kërkuar pavlefshmëri e kishte kërkuar më 26 maj dhe çdo gjë tjetër ishte një tentativë për ta zvarritur apo për të kërkuar diçka më të favorshme.”
Damian Gjknuri
“Padia tjetër ka të bëjë me detyrimin që duhet t’i bënte Kolegji KQZ-së që të shqyrtonte kërkesën tonë për pavlefshmëri të zgjedhjeve. KQZ-ja zgjodhi një taktikë shumë të ulët kur në vendim nuk caktoi rrugën e ankimit dhe e la atë në mënyrë krejt evazive. Ndaj ne ndoqëm këtë rrugë, hoqëm dorë nga ajo padi për t’i hapur rrugë thelbit të kërkesës sonë: pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Tiranën.”