E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzon Besforti

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 18:37

Një komunikatë interesante ka dalë në www.besfort.de, ku Besfort Hasani ka akuzuar këngëtaren Vesa Luma për tradhti, sipas tij, për një grek. Ai ka shkruar se pas debaklit në “Dancing With the Star” në Tiranë, Vesa “ka pësuar edhe një debakël tjetër, por këtë radhë moral dhe njerëzor, duke e tradhtuar bashkëpunëtorin e vet, kosovarin Besfort Hasanaj (BESFORT VIDEO M1) me grekun Aldor Ninin (Easycom)”.

Gjithnjë sipas Besfortit, arsyet e kësaj tradhtia Vesa nuk i ka treguar, por ka renditur dy gjëra që, sipas tij, janë të njohura për të. “Ja fshiu Besfortit një Video nga YouTube me qellim që t’ia suspendojë “accountin” nga You Tube në bashkëpunime me psikopatin grek, i njohur për abuzime nën emrin Easycom (Arkiva-Shqip)”, shkruhet në ueb-faqe. Sipas tij, Vesa Luma ka tradhtuar edhe një kontratë që e ka shkruar me “BESFORT VIDEO M1”, të cilën Vesa e kishte firmosur në muajin janar 2011 me afat 4 (katër) vjeçar.

“Por, Vesa e ka firmosur edhe një kontratë të njëjtë me grekun Aldor Nini (ilegalisht) për distribuimin e videove të saj në youtube.com. Më poshtë Besforti ka dhënë edhe shumë fakte “kinse për tradhti të Vesës, por nuk ka dhënë ndonjë informacion për ndonjë padi që mund të bëjë kundër saj. Në fund, Besforti e ka përshëndetur Vesën me një këngë të Lek Plepit, që quhet “Nuk shitet kombi”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›