E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-Siri, marrëveshje Protokolli për vëzhguesit

Zyrtarët thanë se Siria dhe OKB-ja kanë arritur një marrëveshje protokolli mbi zbarkimin e vëzhguesve në lidhje me armëpushimin e vendit.

Një zëdhënës i të dërguarit të paqes Kofi Annan tha se marrëveshja mbulon funksionet e vëzhguesve dhe përgjegjësitë e qeverisë siriane.

Ajo erdhi, pasi që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun tha se Siria ka dështuar që të përmbushë obligimet nën planin ndërkombëtar të paqes.

Ai po ashtu ka kërkuar zgjerimin e misionit edhe për 50 vëzhgues të tjerë, nga 250 sa ishin planifikuar në fillim.

Ndërkohë, ka pasur raporte të vazhdueshme të dhunës në Siri, e cila po kërcënon armëpushimin një-javor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›