Transporti ajror me kod te ri ligjor
Transporti ajror po perfshihet ne nje reformim te ri, sipas standardeve nderkombetare, me synim permiresimin dhe njehsimin e kushteve dhe rregullave te operimit, te sigurise dhe parrezikshmerise, administrimit te hapesires ajrore dhe mbrojtjes se mjedisit te aviacionin civil shqiptar. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, brenda muajit tetor do te dergoje per miratim ne Keshillin e Ministrave projekt-ligjin per kodin ajror. Sipas burimeve zyrtare te ketij dikasteri, tashme ka perfunduar konsultimi me grupet e interesit dhe brenda pak ditesh ky projektligj do te shkoje per miratim ne qeveri. Burimet e mesiperme thane se hartimi i projektligjit per kodin ajror, instrumenti ligjor baze me te cilin do te normohet transporti ajror ne Republiken e Shqiperise, eshte edhe nje nga objektivat, qe lidhen dhe me Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, ne perputhje me direktivat e BE-se, duke marre parasysh Hapesiren e Perbashket Evropiane te Aviacionit (ECAA).Aeroporti Nderkombetar "Nene Tereza" regjistroi ne gjashte muajt e pare te ketij viti nje numer prej 540.585 pasagjeresh, me nje rritje prej 19 %, krahasuar me nje vit me pare. Ndersa numri i destinacioneve direkte u rrit me 33, numri i fluturimeve u rrit 10 %, krahasuar me 2007-ten. Si rezultat i rritjes mbi parashikimin te transportit ajror, ne perputhje edhe me ligjin e koncesionit te aeroportit te Rinasit, ne qershor ka nisur puna per zgjerimin e terminalit te aeroportit, nje investim prej 20 milione Euro. Ne territorin e vendit ka 8 fusha te aviacionit civil, shumica me piste te pa asfaltuar.