Meta: Me LRI, fitore ne 2009-ten
TIRANE - Perfaqesuesit e 11 organizatave rinore te LRI-se, perkatesisht me 11 ndarjet administrative folen te gjithe me radhe, ku shprehen vendosmerine per fitoren e LSI, teksa zhvillohet Konferenca e Trete e LRI-se se Tiranes. Kryetari i LSI, Ilir Meta eshte shprehur me tone te forta jo vetem ne drejtim te Berishes, qe me aferat e tij korruptive po mban peng Shqiperine, por dhe liderin e PS, Rama qe me slogani pertej se majtes dhe te djathtes po tregon se vlerat e se majtes ne kete parti kane marre fund. "Sot degjojme, jo vetem nga perfaqesues te gjoja se djathtes, qe nuk po e shohim gjekund, por edhe nga ata qe perfaqesojne gjoja forca te majta, se vlerat e se majtes kane marre fund. Dhe, madje, kane filluar te bejne kerkime pertej te majtes dhe pertej te djathtes, ndersa ne u themi se vlerat progresiste jane vendimtare per t'u orientuar drejt se ardhmes dhe drejt atyre programeve dhe politikave qe zhvillojne ate solidaritet te domosdoshem qe lufton varferine", ka qene deklarata e Metes. Per te cilin 50 per qind e popullsise jeton ne keto nivele kritike. Per te, Shqiperia ka nevoje per alternativen progresiste te LSI-se, qe shteti te jete aktiv dhe te veproje per politika te drejte rishperndarjeje te te mirave te krijuara, sepse te mirat e krijuara ne kete vend thithen nga puset e zinj te korrupsionit dhe politikat e deshtuara te qeverise se Berishes.