E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita thirrje qe te braktiset Shqiperia Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha kritikoi dje ashper nga Kruja opoziten se po tenton me cdo menyre qe te zbehe rritjen ekonomike arritjet dhe reformat ne vend madje duke e cilesuar vendin te pajetueshem. Gjate inaugurimit te shkolles te re 9-vjecare ne Kruje me nje investim prej 59 milione lekesh Berisha tha se te gjithe ata shoke qe cdo dite flasin per krize ekonomike packa se ne nje hark kohor 9 mujor vetem ne rrethin e Tiranes dhe Krujes jane investuar mbi 400 milion euro dhe jane krijuar mijera e mijera vende pune te reja thone se Shqiperia eshte per tu percmuar dhe nuk mund te jetohet ne nje kohe kur Evropa hap dyert e saj zgjeron lirite e shqiptareve voton per dinjitetin e tyre u shpreh qytetareve shqiptare besimin dhe vleresimin e saj me te madh ne histori. Krere te opozites deklarojne ne takime publike se Shqiperia eshte bere nje vend ku nuk jetohet dot se Shqiperia duhet braktisur ne nje kohe kur bota vlereson se Shqiperia renditet sot e 57-ta si vendi me i mire ku mund te jetohet. Keta zoterinj dhe shoke cdo dite flasim per krize ekonomike packa se ne nje hark kohor 9-mujor vetem ne rrethin e Tiranes dhe Krujes jane investuar mbi 400 milione ero dhe jane krijuar mijera e mijera vende pune te reja - ka qene deklarata e Berishes. Sipas tij opozita deklaron se Shqiperia eshte per tu percmuar dhe nuk mund te jetohet ne nje kohe kur Evropa hap dyert e saj zgjeron lirite e shqiptareve voton per dinjitetin e tyre u shpreh qytetareve shqiptare besimin dhe vleresimin e saj me te madh ne histori. Keta zoterinj flasin nga mengjesi gjer ne darke per korrupsion shpifin dhe trillojne dhe mendojne se me shpifje e trillime do te mund te maskojne dhe mbulojne gjobat prej 100 milion euro qe u vendosin kompanive te ndertimit ne Tirane. Keta zoterinj derdhin lot krokodili per kasat ne nje kohe kur vendosin taksimetrat me cmime te barabarta me kasat. Keta zoterinj perpiqen te nxijne cdo gje ne menyre qe te mund te mashtrojne qytetaret per te ardhur ne pushtet u shpreh kryeministri. Ndaj sipas tij e gjithe Shqiperia duhet tu thote atyre se kane ikur koherat e eterve tuaj kane ikur koherat kur ju mashtronit qytetaret e shtypur dhe se tashme shqiptaret e lire i frymezon liria. Shqiptaret e lire jane te vendosur te ecin te sigurt me qeverine e integrimit te ecin te vendosur drejt horizonteve te reja ne ndertimin e Shqiperise evropiane theksoi Berisha. Ai shtoi se nje dite pas vleresimit nga Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave zgjodhi Krujen si qytetin per te pershendetur kete vendim. Kruja kryeqyteti historik i shqiptareve lufterat e perpjekjet e Skenderbeut perfaqesojne e simbolizojne suksesin me te madh te shqiptareve ne lufterat e tyre per liri e dinjitet simbolizojne e perfaqesojne identitetin evropian shekullor te kombit shqiptar. Ligjvenesit e Evropes vendosen qe ju se shpejti te levizni te lire ne mbare Evropen. Per ne shqiptaret te cilet vetem 20 vite me pare ishim te rrethuar me tela me gjemba ne te kater anet e kufijve tane ishim te zhytur ne izolimin me te thelle nga diktatura me barbare qe Shqiperia ka njohur ndonjehere per ne te cilet si asnje komb tjeter renien e perdes se hekurt e shenuam me eksode masive biblike vetem e vetem per kafshaten e gojes votimi i djeshem perben arritjen me te madhe ne historine tone kombetare qe nga kohet e Skenderbeut gjer me sot per tu bashkuar me Evropen u shpreh Berisha.

Vizat i merituam askush sna pengon per BE
Vetem nje dite pas votimit ne Parlamentin Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine kryeministri Berisha udhetoi dje drejt Krujes ku inauguroi nje shkolle 9-vjecare dhe ndau me krutanet vendimin e rendesishem. Shefi i qeverise deklaroi me kete rast se vendimi erdhi si rezultat i nje vleresimi te madh i te gjitha reformave te qeverise shqiptare duke nenvizuar faktin se shqiptaret vizat i merituan. Me tej ai kritikoi qendrimet e opozites e cila sipas tij mundohet te nxije me pa te drejte arritjet ne vend. Kete perpjekje te ndershme tuajen e te qeverise shqiptare per liri dinjitet levizje te lire per siguri e zhvillim ekonomik perpiqen ta zhurmojne nxijne dhe erresojne cdo dite bijte e eterve dhe kete vetem e vetem per karrigen e tyre ka qene akuza e drejtperdrejte e kryeministrit Berisha ne drejtim te opozites shqiptare. Teksa ka uruar cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet e tij politike per voten historike kryeministri Berisha garantoi cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet te tij politike se axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do te jete vizat dhe heqja e tyre axhenda e kesaj qeverie ka qene dhe do mbeten rruget e reja shkollat ujesjellesit infrastruktura e re axhenda e kesaj qeveria ka qene e do te mbeten rrogat dhe pensionet punesimi i shqiptareve. Une kam bindjen me te thelle se me asgje dhe askurrkush nuk do te mund te erresoje kete axhende kete perpjekje qe eshte interesi me jetik i juaji interesi me jetik i femijeve tuaj interesi me jetik i vendit tone tha kryeministri Berisha.

Simbolika
Une zgjodha shkollen sepse asgje nuk bashkon vokacionin tone perendimor me Evropen me shume se shkolla se edukimi. Ne lundrimin e tyre ne internete kishin shfaqur Naim Frasherin i cili do tu thoshte shqiptareve se dielli juaj lind nga perendimi ndersa tjetri Sami Frasherin qe do te parashikonte Shqiperine zonje shqiptaret dhe shqiptaret zonja dhe zoterinj ne Evrope tha Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›