E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite e viteve 90 falen interesat dhe gjobat

Kane kaluar me shume se 15 vjet qe kur individe te ndryshem por edhe biznese u stimuluan me kredi nga bankat me kapital shteteror para te cilat u perdoren per blerjen e mekanikes bujqesore apo per tu investuar ne sektore te ndryshem.


Nje pjese e kredive u miradministruan duke sherbyer ne permiresimin e jeteses se kredimarresve por ne nje mase te konsiderueshme shume prej tyre nuk u kthyen perseri mbrapsht duke krijuar keshtu nje detyrim te mbartur te ketyre te fundit ndaj bankave te atehershme.


Ne menyre te perseritur qeveria ka ndermarre hapa stimulues ndaj atyre qe rezultojne edhe debitore per te shlyer pjesen e mbetur duke falur madje interesat dhe borxhet.


Udhezimi i fundit i Ministrise se Financave vijon ne kete praktike. Sipas ketij te fundit te gjithe ata qe do te paguajne pjesen e mbetur te principalit pavaresisht nga shuma e kredise perfitojne faljen e te gjitha interesave kamatevonesave si dhe te gjobave te marra deri me tani per vonesa ne shlyerjen e kesteve.


Per efekt te zbatimit te kerkesave te udhezimi te Ministrise se Financave Agjencia e Trajtimit te Kredive ka bere nje ndarje sipas shumes se principalit.


Keshtu te gjithe debitoreve qe kane marre nje kredi deri ne tre milione leke iu falen 90 per qind e interesave kamatevonesave apo edhe gjobave te marra deri me tani. Sipas udhezimit keta te fundit duhet te shlyejne pjesen e mbetur te principalit si dhe 10 per qind te interesave kamatevonesave dhe gjobave te marra deri me tani.


Per sa i perket atyre qe kane marre nje kredi ne nje shume me te madhe se tre milione leke falja e detyrimeve qe lindin prej interesave gjobave dhe kamates per vonesat ne shlyerjen e kesteve eshte ne masen 95 per qind.


Pra keta te fundit duhet te shlyejne pjesen e mbetur te principalit si dhe pese per qind te gjithe detyrimeve qe dalin nga mos shlyerja ne kohe e kredise. Udhezimi njeh edhe pagesen e detyrimeve edhe me ane te kesteve.


do debitor ka te drejte qe te shlyeje me keste principalin si dhe interesat e mbetura brenda nje afati maksimal prej 24 muajsh sipas marreveshjes midis tij dhe Agjencise se Trajtimit te Kredive. Lehtesim edhe me i metejshem eshte miratuar edhe per ata debitore te cilet nuk jetojne me.


Mjafton qe trashegimtaret te paguajne vetem pjesen e mbetur te principalit dhe detyrimi konsiderohet i permbushur. Ne lidhje me mundesine pageses me keste keta te fundit kane nje afat maksimal prej tre vitesh brenda te cilit duhet te shlyejne te gjithe detyrimet.


Me pare qeveria kishte miratuar nje vendim ku per te stimuluar kredimarresit i falte 95 per qind te interesave dhe kamatevonesave atyre qe shlyenin detyrimin brenda veres se kaluar falje 90 per qind aplikohej per ata qe paguanin deri ne fund te vitit 2009 ndersa 80 per qind per ata qe shlyenin detyrimet deri ne qershor te ketij viti.


Nese pagesa do te behej pas muajit qershor 2010 debitoret do te faleshin ne masen e 60 per qind te gjobave dhe kamatevonesave. Nese dikush do te zgjidhte likuidimin me keste ai duhet te behej brenda nje afati njevjecar.


Pergjate ketyre viteve autoritetet kane marre masa te vazhdueshme ndaj debitoreve duke sekuestruar kolateralin dhe me pas shitjen e tij.


Por ka edhe prej tyre te cilet edhe pas shitjes se kolateralit kane mbetur perseri debitore. Keta te fundit do te duhet te paguajne gjysmen e detyrimit te mbetur pas kryerjes se perllogaritjeve sipas kushteve te percaktuar ne udhezimin e Ministrit te Financave.


Per cdo rast kredimarresi mund ti kerkoje Agjencise se Trajtimit te Kredive qe te ristrukturoje marreveshjen e kredise. Ne rast te shlyerjes se menjehershme ai merr vertetimin se nuk ka detyrime ndaj kesaj agjencie.


Ndersa nese kerkon te shlyeje me keste brenda 10 diteve nga koha kur eshte vene ne dijeni per shumen qe duhet te paguaje debitori duhet te paguaje 20 per qind te shumes se principalit te mbetur.


Pas kryerjes se pageses drejtoria e ATK-se miraton brenda 5 diteve
ristrukturimin e kredise duke lidhur kontraten e re dhe kerkon nderprerjen e veprimeve permbarimore nese ato kane filluar ndaj debitorit.


Kredite nen 3 mln leke Falen 90 te interesave kamatevonesave dhe gjobave
Kredite mbi 3 mln leke Falen 95 te interesave kamatevonesave dhe gjobave


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›