Transporti publik në tiranë, qytetarët të shqetësuar për rritjen e mundshme të çmimit të biletës së autobusit

Kompanitë e transportit public kanë zvogëluar flotën e autobusëve në punë, me argumentin se rritje e çmimit të naftës dhe pasojat e mbartuara nga pandemia e kanë bërë të pamundur operimin me kapacitet të plotë. Për qytetarët kjo do të thotë më shumë kohë pritje, që i shtohet shqetësimit për një rritje të mundshme të çmimit.
Ndërkohë edhe transporti ndërqytetas po regjistron rritje të çmimit të biletës. Për të udhëtuar nga Tirana në Korçë, qytetarët duhet të paguajnë 100 lekë më shumë, pasi çmimi ka shkuar nga 600 në 700 lekë. Për qytetet e tjera më afër Tiranës, autobusët e të cilëve nisen nga terminali i juglindjes, mbajnë çmime të pandryshuara. Por dretjuesit e mjeteve thonë se kjo do të jetë e pamundur me ritmin e rritjes së çmimit të naftës.
Një ditë më parë, Shoqata e transportit qytetas kërkoi rritje të cmimit të biletës së autobusit nga 40 në 80 lekë. Për herë të fundit këshilli bashkiak i Tiranës miratoi rritje të çmimit të biletës së autobusit në fund të vitit 2015, duke e cuar atë nga 30 në 40 lekë.