E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet ndryshim emertesave te kutikulave

Ligji i arsimit te larte kerkohen udhezime dhe zgjidhje per zbatimin e ndryshimeve

Ndryshimet qe iu bene ligjit te arsimit te larte do te lejojne te gjithe studentet e sistemit te vjeter 4-vjecar te vazhdojne studime doktorature. Kjo pasi ata kane te perfshire ne kete cikel edhe kreditet e nevojshme per nje master shkencor.

Me nisjen e vitit te ri akademik pritet qe te ndryshojne dhe emertesat e kurrikulave pasi nuk do te kete me master te nivelit te dyte por do te jene master shkencor dhe profesional.

Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise Shezai Rrokaj sqaron se kjo eshte risi pozitive per studentet por nga ana tjeter ai shfaq shqetesimin ndaj deshirave dhe mundesive te kandidatit. Cdo student qe ka perfunduar studimet 4-vjecare mund te mos jete i gatshem per te kryer studime ne doktorature pasi ajo kerkon me shume kohe ka kosto me te larte. Gjithashtu per te ndjekur kete cikel lipsen edhe studime postmaster. Ne keto kushte sipas dekanit Rrokaj Ministria e Arsimit duhet ti jape zgjidhje problemit. Ligji percakton se diplomat 4-vjecare te cilat kane njohur tete semestra dhe qe jane dhene perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji ekuivalentohen me master shkencor. Si te tille ata qe kane kete ekuivalentim mund te ndjekin shkollen doktorate. Nuk mund te pengohen keta studente qe kane bere 4-vjecarin per te vazhduar me tej studimet e tyre. Duhet nje interpretim nga ana e MASH-it deklaroi Rrokaj. Per sa u perket studenteve qe kane mbaruar me sistemin e Bolonjes ndryshe nga 4-vjecari kane te drejte te ndjekin studime postmaster.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›