E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transportonin 50 kg kanabis ne pranga dy persona


FIER - Policia e Fierit ka vene ne pranga ne oret e para te dites se premte 2 shtetas te cilet po transportonin drejt Tiranes nje sasi te konsiderueshme lende narkotike. Nga burimet zyrtare policore mesohet se nga sherbimet e seksionit kunder narkotikeve ne drejtorine e policise se Fierit kane rene ne pranga shtetasit Bledar Novi 31 vjec banues ne fshatin Kardhiq te rrethit Gjirokaster dhe Lavdosh Kuca 38 vjec banues ne qytetin e Tepelenes. Gjate oreve te nates se kaluar duke u gdhire dita e premte keta shtetas kane qene duke levizur nga Ballshi ne drejtim te kryeqytetit me dy automjete ne te cilat po transportonin nje sasi lende narkotike prej 50 kg kanabis sativa. 31-vjecari Novi ishte duke levizur me automjetin e tij tip Benz me targa Gj 5470 A ndersa 38-vjecari Kuca ishte me nje tjeter mjet tip furgon me targa MK 3015 A. Sipas policise nuk ka qene vetem nje kontroll rutine ai qe ka konstatuar sasine e narkotikeve por mbi gjithcka ka qene nje informacion i sakte i marre nga me shume se dy burime qe paralajmeronin kete transportim. Kontrolli ka konstatuar ne te dy mjetet sasine e lendes narkotike e cila ishte ndare ne 5 pako me nje peshe specifike 1 kg per secilen pako dhe ishte e ndare ne te dy mjetet. Sipas burimeve policore mesohet se pakot e lendes narkotike ishin te vendosura poshte sediljeve te mjetit. Menjehere policia ka kryer arrestimin ne kushtet e flagrances per keta shtetas nen akuzen e trafikimit dhe shitjes se lendes narkotike. Policia ka deklaruar gjithashtu se po vazhdon punen per identifikimin e personave te tjere te ketij trafiku pasi sasia e lendes narkotike kishte nje destinacion te caktuar dhe si e tille hedh dyshime per nje rrjet te tere trafikimi. Destinacioni i lendes sipas informacioneve policore ishte Tirana.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›