E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta qe nuk pate ne TV

Edhe policet qajne

Kane veshur uniformen blu te Policise se Shtetit dhe jane rreshtuar perpara kryeministrise me shkopinj gome dhe mburoja ne duar per te shenuar edhe nje dite ne borderone qe ne fund te muajit do ti jape 300 mije leke. Por mes tyre ndodheshin edhe nga ana qe nuk mund te rrinin te ngurte teksa shihnin mijera njerez qe qanin dhe vendosnin lule ne vendet ku u vrane tre protestuesit. Mjaftonte nje vezhgim i rastesishem ne radhet e atyre qe ishin vendosur para godines se Kryeministrise per te verejtur mjaft sy te perlotur. Kishte prej atyre te cileve iu dukeshin qarte syte e skuqur dhe lotet qe i rridhnin nder faqe...


Aktivistet me shirita te verdhe
Qe prej shpalljes se dites se djeshme kur do te behej edhe homazhi per te vraret e demonstrates se dates 21 janar Partia Socialiste kishe paralajmeruar per nje mbarevajtje te qete te saj. Rreth 500 simpatizante te saj jane kujdesur qe cdo gje te shkoje sipas planit duke ruajtur rregullin ne zonen ku do te kalonte kortezhi. Pak para ores 1330 ata jane pajisur me nga nje shirit te verdhe te cilin e kane vendosur ne krah per te treguar se jane pjesetare te ruajtjes se qetesise. Nje pjese e mire e tyre jane vendosur ne zonen e dy Kullave dhe para Kryeministrise duke shmangur keshtu kontaktin direkt te qytetareve me forcat e rendit te cilet gjithashtu ishin para deres se ketij institucioni.

Homazhet e nje te moshuari
Nje xhaxha rreth te shtatedhjetave i ulur ne trotuar duke mbajtur nje tufe me karafila dhe nje qiri te ndezur ne dore ka terhequr vemendjen e mijera pjesemarresve ne homazh. Mbante tre karafila ne dore dy te bardhe dhe nje te kuq. Me koken ulur dhe lotet qe i rridhnin curg gjate gjithe demonstrates ndersa dicka murmuriste me vete. Edhe pse dje ishte nje nga ditet me te ftohta te dimrit ai ishte mbathur me nje pale te kepuce te cilet jane mjaft te fresketa edhe per stinen e veres. Kur i erdhi radha edhe ai u cua dhe vendosi nga nje karafil tek vendet ku u vrane viktimat e 21 janarit. Fillimisht iu afrua vendit ku u gjend i vrare Faik Myrtaj duke lene aty nje karafil me pas bashke me te tjeret parakaloi para fotografise se Ziver Veizit dhe ashtu pa folur la karafilin tjeter. Te fundit qe i kishte mbetur bashke me te edhe qiriun qe mbante ne dore i vendosi tek vendi ku u vra Hekuran Deda.


Policet me skafandra borxh

Protesta e pare e opozites i gjeti te papergatitur por kete here policia kishte marre masa per tu mbrojtur. Uniformat e policeve ishin te njejta ndersa skafandrat dhe mburojat zor se ngjanin me njera-tjetren. Nje pjese e mburojave ishin me mbishkrimin Polis si duket dhurate nga qeveria turke. Nje pjese e policeve kishin skafandrat e motoreve te policise rrugore ne pjese mbanin helmeta te forcave zjarrfikese te zeza me shirita te verdhe. Nga ana tjeter me te mirembajtur dukeshin Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. Me pajisje dhe veshje nga me bashkekohoret ata benin diferencen ne shesh.

Shenjestra njerezore
Kater te rinj kishin gjetur nje forme ndryshe proteste ndaj asaj qe ndodhi ne 2 janar. Te veshur me bluza te zeza mbi te cilat ishte stampuar nje shenjester si per te sfiduar ata qe hapen zjarr mbi turmen nje jave me pare.

Pushtohet Piramida
Zona e Piramides ishte vendi strategjik gjate demonstrates se te premtes se kaluar per marrjen e se ciles u zhvilluan perleshjet midis forcave te policise se demonstruesve. Te hipur mbi Piramide protestuesit kishin nen kontroll gjithe zonen duke gjuajtur me gure policet qe kalonin poshte tyre. Nderkohe per te shmangur gabimin e nje jave me pare organet e rendit kishin kapur kete pike strategjike duke vendosur atyre dy pjesetare te forcave RENEA te pajisur edhe me arme te cilet qendruan aty deri sa perfundoi homazhi.


Gjysma e Majlinda Bregut ne proteste
Nuk i kemi besuar syve kur kemi pare ne demonstraten homazh per te vraret e 21 janarit edhe bashkeshortin e ministres se Integrimit Namik Ajazi. Ashtu sic duket edhe ne foto Ajazi ka ndjekur homazhin qe nga fillimi deri ne fund. Prania e tij nuk terhoqi vetem vemendjen e gazetareve dhe fotografeve te Shekulli-t por edhe te shume mediave te tjera. Bashkeshorti i Ministres Bregu eshte fotografuar ne vende dhe pozicione te ndryshme pergjate protestes. Ai shoqeronte nje grup gazetaresh te huaj.

Apeli i nje amerikani
Pjesemarres ne demonstraten e djeshme ishte edhe nje shqiptaro-amerikan i cili ne pamundesi per te kontaktuar direkt me ambasadorin e shtetit te tij te ri per ti derguar nje mesazh na u lut ne te medies per ta bere ate. Jam shqiptar qe kam edhe shtetesi amerikane. Ju lutem i thoni ambasadorit Aleksander Arvizu se une e di qe ai kujdeset per jeten time ketu. Po per jetet e bashkatdhetareve te mi shqiptare qe po vriten kush do te kujdeset

Policia ruan Kuvendin
Qe ne oret e para te dites se sotme ne te gjitha institucionet ishin rritur masat e sigurise. Ndryshe nga ditet e zakonshme ku efektivi i Gardes sherben i veshur civil kete radhe te gjithe ishin me uniforma ushtarake. Telat me gjemba nuk munguan qe te vendoseshin si mase shtese sigurie ne krahasim me nje jave me pare me 21 janar te ketij viti. Brenda ambienteve te Kryesise ishin vendosur disa efektive shtese te cilet do te garantonin sigurine e personelit qe vazhdoi punen deri ne orarin e tij zyrtar. Ne godinen perballe Kryesise se Kuvendit vila qeveritare nr. 31 ishte vendosur edhe nje autoblinde i ushtrise.

Kamera ne dritaren e Berishes
Gjate gjithe kohes qe u zhvillua demonstrata - homazh kreu i qeverise Sali Berisha qendroi ne zyren e tij prej nga e ndiqte drejtperdrejt. Ne dritare ishte instaluar edhe nje kamere e cila eshte vendosur edhe ne protestat e meparshme te opozites prej nga mund te merret nje pamje e qarte 180 grade e te gjithe bulevardit.


Levizjet e kryeministrit
Kryeministri u largua vetem nje here nga godina e Keshillit te Ministrave ne oren 1618 per tu rikthyer dhjete minuta me vone. Por makinen e kryeministrit kete here e shoqeruan edhe dy fuoristrada te tjera te cilat nuk bejne pjese ne trupen qe shoqeron zakonisht shefin e mazhorances. Nderkohe ne hyrje dhe dalje te rruges Ismail Qemali ishin te vendosura postblloqe te cilat lejonin kalimin vetem te automjeteve te autorizuara. Per kembesoret kjo rruge u bllokua sapo nisi demonstrata. Brenda kryeministrise ne anen e pasme te saj ishin te vendosura dy makina zjarrfikese te cilat do te nderhynin nese do te ishte e nevojshme. Nderkohe nje gjenerator ngjyre jeshile qe qendron zakonisht ne krah te kryeministrise nga ana e Piramides per arsye sigurie ishte zhvendosur gjate oreve te mbremjes. Brenda ishin vendosur edhe disa makina te forcave speciale ndersa ne oborr makinat e stafit te punes ishin ne numer te reduktuar ndonese punonjesit ishin qe te gjithe ne pune deri ne oren 1600.

Kreret e larte te policise
Ne krye te forcave te policise ishin edhe drejtuesit me te larte te saj te cilet ndoqen me nga afer situaten. Ne bulevard eshte pare duke levizur rreth ores 1552 drejt godines se Keshillit te Ministrave Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulicaj bashke me Drejtorin e Policise per Krimet e Renda dikur ish-drejtor i Policise se Tiranes Tonin Vocaj. Te dy drejtuesit e larte kane qene shoqeruar nga nje tjeter drejtues i rendesishem i policise se Shtetit. Rreth e perqark Kryeministrise ishin stacionuar rreth 40 automjete te policise ndermjet te cilave edhe dy makinat qe shperndajne turmen me uje. Prane tyre ndodheshin kamione te forcave speciale dhe fugone policie. Ndersa tek Radio Televizioni Publik Shqiptar ne te dy krahet e rruges Papa Gjon Pali ishin vendosur 27 automjete te medha te gjitha te mbushura me efektive policie.

Udhezimet per police
Ne ndryshim nga nje jave me pare kur forcat e policise u udhezuan vetem diten e protestes dje te gjithe efektivet e dinin shume mire detyren qe do te kryente gjithsecili. Ata ishin te ndare ne njesi te vecanta ku secila kishte te mirepercaktuara detyrat e saj. Perimetri i sigurise per godinen e kryeministrise ishte rritur. Mbrojtja perfshinte edhe godinen e Piramides per te mos lejuar demonstruesit qe ti afroheshin Kryeministrise nga ana e saj e djathte. Ne oren 1130 efektivet te cilet ishin vendosur ne pozicione iu perseriten udhezimet. Te gjithe efektivet ishin te pajisur pervec skafandrave shkopit te gomes edhe me kundergaz dhe me arme tip pistolete te vendosur ne canta ngjyre jeshile. Per te mos acaruar situaten dhe per te shmangur provokimet skafandrat ishin vendosur ne toke. Nese do te sulmohej krahu i kryeministrise e para qe do te hynte ne sulm do te ishte njesia numer nje dhe ne mbeshtetje te saj do te nderhynin edhe dy njesite e tjera. Ndersa ne gardhin qe u vendos para kryeministrise ne oren 1220 ne rreshtin e pare ishin te vendosur policet e rendit qe nuk kishin skafandra. Ne rreshtin e dyte ishin te vendosur ne dy radhe punonjesit qe kishin pajisjet e duhura per tu perplasur me demonstruesit ne rast se do te kishte konflikt. Nderkohe ambienti brenda rrethimit te Godines se Kryeministrise me tela me gjemba ishte nen mbreterine e punonjesve te Grades te cilet ishin te pajisur me te gjitha armatimet e mundshme. Nje pjese e efektiveve te gardes ishte e vendosur ne deren kryesore te Keshillit te Ministrave.

Basha vizite tek Burgaj
Tre ore para fillimit te demonstrates se socialisteve Ministri i Brendshem Lulezim Basha zhvilloi nje takim me Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj ku teme e bisedimeve mendohet te kete qene masat qe jane ndermarre per garantimin e qetesise dhe shmangien e situates. Takimi i Bashes nuk eshte i pari qe ndodh para nje demonstrate te opozites. Edhe nje jave me pare me 21 janar ministri i Brendshem eshte pare pak ore perpara fillimit te demonstrates qe te futet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›