“Presidenti”, Nano nis takimin me kreun e PBDNJ, Vangjel Dules
TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano u takua sot rreth orës 12:00 me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që ish-lideri i PS, ka ndërmarrë me krerë të forcave politike në vend, ku ka kërkuar mbështjetje në ambicjen e tij për kreun e shtetit.
Takimi me 2 maj/ Nano takon Indrizin: Jemi në rrugën e duhur
Pas takimit me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për t’i shpalosur atij platformën për të qenë presidenti i ri i vendit, ish-lideri i të majtëve Fatos Nano deklaron se është në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun politik.
Takimi në selinë e PS 26 prill/ PS: Presidenti, përmes një procesi gjithëpërfshirës
Pas bisedës me Nanon të enjten e kaluar, kreu socialist Edi Rama nuk pranoi të sqaronte asgjë, personalisht. Gjatë një konference për shtyp ai tha vetëm që “jeta vazhdon”, duke mos pranuar të flasë më tepër rreth takimit.
Takimi 22 prill/ Arvizu: Nano kandidat serioz, një lider pozitiv
Kandidati për President, Fatos Nano mori disa ditë më parë mbështetje pozitive nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Në një takim mes tyre, ish-kryeministri socialist diskutoi me ambasadorin amerikan rreth sfidës së tij në këtë garë.
Arvizu e ka vlerësuar Nanon si kandidatin më serioz dhe një “lidership pozitiv”.
Takimi 20 prill/ Meta takon Nanon: S’e përjashtoj si President
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano kërkoi më 20 prill mbështetjen e të parit kryetar të një prej partive politike në Kuvend, atij të LSI-së, Ilir Meta.
Ashtu siç deklaroi kur shpalli kandidimin për postin e Presidentit, Nano nisi negociatat me Metën, prej të cilit mori edhe mbështetjen e parë.
(el.me/BalkanWeb)