E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transportonte arme drejt Irakut bllokohet anija ne Durres

Anija me pronar shqiptar dhe flamur moldav ishte furnizuar me arme ne Kroaci e Mal te Zi

Nje anije me arme me destinacion Irakun eshte bllokuar sot pasdite ne portin e Durresit.

Lajmi konfirmohet nga kapitaneria e portit te Durresit e cila sqaron se anija me pronar shqiptar dhe flamur moldav ishte furnizuar me arme ne Kroaci e Mal te Zi. Sipas te dhenave te para anija ishte ndaluar ne port te premten per riparimin e nje defekti. Kapitaneria sakteson se ngarkesa me arme e anijes eshte ligjore konfirmon se bllokimi i anijes ndodhi pasi agjencia e lundrimit kerkoi te behen verifikime te metejshme. Nuk behet e ditur se ku eshte ngarkuar me armatim kjo anije me flamur Molvad ne baze te cfare marreveshje ajo eshte nisur drejt Irakut nese behet fjale per ndonje projekt ndihme shteterore per ushtrine irakiane apo eshte thjeshte nje ngarkese tregtare.

Sqarime nga Kapitaneria e Pergjithshme e Porteve

E ankoruar ne kalaten lindore te Portit te Durresit qysh nga dita e premte pasi pretendonte defekt ne motoret e saj dhe nevoje per furnizime nje anije me flamur te Moldavise dhe ekuipazh te perziere dhe me pronar nje shtetas shqiptar eshte ndaluar nga Kapitaneria e Pergjithshme e Porteve Shqiptare te largohet nga ujerat tona detare. Anija me flamur moldav e ankoruar qysh nga dita e premte ne kalaten e portit pas kontrollit tone rezultoi se kishte ne bordin e saj arme me destinacion Irakun ajo do te qendroje e bllokuar prej ores 1530 te se henes ne portin e Durresit deri ne nje urdher te dyte sqaron Kapitaneria e Pergjithshme e Porteve ne Durres. Te njejtat burime sqarojne se pronari i anijes eshte nje shtetas shqiptar. Kapitaneria e Pergjithshme ben me dije se anija ishte furnizuar me arme ne Kroaci e Mal te Zi. Sipas te dhenave te para anija ka kerkuar ndalese ne port te premten ora 1800 per riparimin e nje defekti ne motor. Sipas kapitanerise se Durresit anija me itinerar Mali i Zi - Kroaci dhe me destinacion Irakun ndaloi per te marre furnizime te ndryshme per ekuipazhin si dhe per te riparuar pajisjen e xhiros se busulles. Pas kryerjes se ketyre procedurave nga ana e kapitenit te anijes eshte kerkuar largimi i saj por autoritet shqiptare nuk e kane lejuar te largohet deri ne verifikimin e plote te dokumentacionit. Te njejtat burime sqarojne se ngarkesa me arme e anijes eshte ligjore por pavaresisht ketij fakti konfirmojme se bllokimi i anijes ndodhi pasi agjencia e lundrimit me qender ne Durres kerkoi te behen verifikime te metejshme. Anija dje ne ora 1330 ka njoftuar riparimin e defektit te motoreve te saj dhe ekuipazhi i saj sipas rregullit ka njoftuar Kapitanerine e Pergjithshme te Porteve Durres per dhenien e sinjalit te lundrimit. Por duket se paralelisht me njoftimin e anijes ka mberritur ne Kapitanerine e Pergjithshme te Porteve edhe kerkesa e agjencise se lundrimit qe kryente dokumentacionin e kalimit transit te saj nga porti shqiptar per verifikimin e ngarkeses e cila ishte totalisht me arme te kalibrave te ndryshme me destinacion Irakun. Kjo ka detyruar ekspertet e Kapitanerise se Pergjithshme te Porteve te nisin ne grup punen per verifikimin e dokumentacionit. Nga te dhenat e para ngarkesa me arme e destinuar drejt Irakut dhe me origjine nga dy shtetet ballkanike Kroacine dhe Malin e Zi ishte ligjore por po behen verifikime te tjera ne rruge zyrtare dhe pastaj ndoshta ajo mund te lejohet te lundroje drejt destinacionit te saj theksojne burime nga Kapitaneria e Pergjithshme e Porteve Durres. Pas kontrollit te imtesishem te dokumentacionit mbi mallin qe dispononte anija Pyramis por edhe te itinerarit qe kjo e fundit do te ndiqte ka rezultuar gjithcka e rregullt. Nga ana e ministrise se Mbrojtjes eshte leshuar aktlargimi i anijes e cila pritet te largohet gjate oreve ne vijim ne destinacionin e planifikuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›