Ne pranga 2 vellezer nga Shkodra kapen me 24 kg droge
Policia e Shkodres ka vene ne pranga dy persona si dhe ka sekuestruar 24 kg droge kryesisht marijuane. Poseduesit e droges se sekuestruar ishin dy vellezerit Petrit dhe Aleks Frroku perkatesisht 30 dhe 23-vjec. Arrestimi i tyre u be gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tyre ne fshatin Bonjet. Sipas policise droga u gjet ne nje ambjent qe perdorej si stalle bagetish e cila ishte e vendosur ne disa thase plasmasi. Gjithashtu po ne kete ambient jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje rrote fitil zjarrpercjelles si dhe 6 kapsolla detonatore. Nderkohe materialet ne ngarkim te dy vellezerve i kane kaluar prokurorise se rrethit per vepren penale Prodhim dhe shitje e narkotikeve dhe Mbajtje pa leje municionit luftarak.