E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashani: Edi Rama je jashtë ligjeve të vendit, mblidh çadrat dhe ik nga rruga Deputetja e PD, Arenca Trashani

Deputetja e Partisë Demokratike, Arenca Trashani, deklaroi dje se Edvin Kristaq Rama, po përpiqet prej dhjetë muajsh të bllokojë Shqipërinë, duke menduar, punuar e vepruar jashtë çdo ligji juridik, logjik e njerëzor. Në një komunikim për mediat nga kryesia e Kuvendit, ajo ta se kryesocialisti nuk e njohu rezultatin e dalë nga zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në këtë vend, dhe për këtë është jashtë ligjit. “Ti kërkove rinumërim të votave, kundër çdo vendimi të gjykatave të këtij vendi, dhe për këtë je jashtë ligjit Ti mbajte dhe vazhdon të mbash jashtë parlamentit, grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe për këtë je jashtë ligjit. Ti bllokove Bulevardin qendror me çadra dhe dyshekë dhe je prapë jashtë ligji”, u shpreh Trashani. Duke vlerësuar sjelljen politike të kryesocialistit ajo tha lideri i selisë rozë refuzon sistemin kushtetues e ligjor, sistemin e drejtësisë dhe së fundmi edhe sistemin shëndetësor të këtij vendi, dhe këtu është jashtë ligjit dhe jashtë çdo logjike të shëndetshme njerëzore. “Ti ju kundërvure të gjithë Elitës së Kombit, që i tha STOP ngujimit në mes të bulevardit dhe këtu je jashtë etikës dhe logjikës njerëzore. Si ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë, po të them: mblidh çadrat dhe ik nga rruga, se Tirana është dhe do të jetë një qytet evropian në Evropë”, apeloi deputetja demokrate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›