Bogdani: Pse kryesocialisti Rama nuk i bashkohet kampingut para kullave të Fidelit Deputeti i PD, Erjon Bogdani

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, shprehu dje keqardhje për deputetët në kampingun para kullave të Fidelit. Në një komunikim për mediat, ai tha se nuk keqkupton as ato kampistë të cilët shkojnë e vijnë; as ato që kthehen dhe ikin prapë. Zyrtari demokrat thotë se nuk keqkupton as frikën që Rama ka për t’ju bashkuar kampingut të Bulevardit. “Pavarësisht se ne nuk keqkuptojmë kampingun e fushimit, pavarësisht se ne përpiqemi t’ju mirëkuptojmë edhe kur s’gjejmë kuptimin, pas kaq ditësh askush nuk kupton më: Pse Z. Rama nuk lejon transparencë brenda çadrave? Pse Z. Rama nuk lejon Shërbimin Shëndetësor dhe psikologjik? Pse Z. Rama nuk i bashkohet Kampingut para kullave të Fidelit? Pse Z. Rama detyron gratë të flenë në rrugë të madhe; dhe shumë pse te tjera”, shtroi pyetjet Bogdani.