E Diel, 1 Nëntor 2026

PS akuza Qeverise Politika ekonomike te gabuara

Partia Socialiste vijon me akuzat e saj ndaj Ekzekutivit. Perfaqesuesit e selise roze u jane rikthyer perseri problemeve ekonomike duke akuzuar Qeverine per rritjen e cmimeve. Sekretari i Keshillit Ekonomik te PS-se Ervin Bushati pohoi dje se zhvleresimi i lekut monopolet e mallrave te konsumit dhe abuzimet jane tri arsyet qe ngrene cmimet dhe thajne fuqine blerese te familjeve shqiptare ne tregun ushqimor e me gjere.Bushati tha se Qeveria ka ndjekur politika te gabuara fiskale cka ka cuar ne keto rezultate negative. Te gjithe jemi sot deshmitare se e tere strategjia kombetare per cmime stabel dhe rritje te mireqenies eshte nje farse e madhe mediatike dhe asgje me teper. Ekonomia shqiptare duhet te hapet dhe te jete e lire nga monopolet abuzimet dhe pervetesimet qe asfiksojne sot nje treg dhe nje popull te tere - tha sekretari i Keshillit Ekonomik te PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›