Biznesi Te shtyhet deklarimi elektronik i TVSH

Konfindustria i kerkon Qeverise te shtyje zbatimin e ligjit per deklarimin elektronik te TVSh-se. Administratori i Konfindustrise Gjergj Buxhuku ne nje deklarim publik pohoi se do trsquoi kerkoje Ezkekutivit shtyrjen me te pakten 7 dite kalendarike te afatit te deklarimit elektronik mujor te tatimit te vleres se shtuar te bizneseve ne sistemin tatimor.
Sipas ligjit te gjitha bizneset pa bere perjashtime kane detyrim te bejne deklarimin elektronik te TVSH brenda dates 5 te cdo muaji. Buxhuku ka pohuar se nje afat i tille kohor mbeshtetur ne praktiken e deritashme ka treguar se eshte i pamjaftueshem duke sjelle si pasoje rritje kostosh te paarsyeshme per bizneset pasaktesi ne deklarim te dhenash dhe mbi te gjitha sherben si shkak per gjobitjen e bizneseve ne shuma te medha nga institucionet tatimore. Nje pjese e madhe e vonesave qe me pas perkthehen ne gjoba per bizneset eshte edhe perqendrimi i madh i deklarimeve ne pak dite dhe pikerisht per shkak te kohes se pamjaftueshme ndodh mospranimi i te dhenave nga sistemi informatik ne zoterim te drejtorise se tatimeve - u shpreh Buxhuku. Ai mendon se ne kushtet kur jemi perballe nje ndryshimi te shpejte cilesor ne marredheniet biznes/institucione fiskale nepermjet zbatimit te detyrimeve ligjore te perdorimit te gjere dhe mjaft te mirepritur te IT Teknologjia e Informacionit eshte domosdoshmeri shtyrja me nje afat kohor te pakten prej 7 ditesh e deklarimit te TVSH per trsquou kryer deri ne daten 12 te cdo muaji. Buxhuku shtoi se plotesimi i kesaj kerkese shoqeruar edhe me rishikimin e plote te procedurave te marredhenieve te reja biznes/shtet pas hyrjes ne perdorim te gjithanshem dhe te shpejte te IT eshte domosdoshmeri dhe duhet te kryhet sa me shpejt ne te mire te permiresimit te klimes se biznesit ne vend.