Trashëgimia e Bin Laden
Vrasja e udhëheqësit të Al Kaedës është një ngjarje simbolike, por fundi i saj politik tashmë ishte zhvendosur nga revolucionet politike në botën arabe dhe pasojat e veprimeve të saj janë të destinuara të mbijetojnë akoma për shumë gjatë.
Ndonjëherë fati vendos çdo gjë në vend. Njeriu që ka mishëruar xhihadin ndërkombëtar gjen vdekjen, në momentin kur kjo “fantazmë totalitare" merr një goditje të fortë nga pranvera arabe. Që kur popujt arabë u rebeluan në emër të demokracisë dhe jo të islamizmit të pretenduar nga Al Kaeda, Osama bin Laden ishte një kufomë politike. Mbrëmjen e së dielës, më 1 maj, shpallja e vrasjes së Bin Ladenit nga ana e një komandoje amerikane në Pakistan, dekretoi vdekjen e dytë të themeluesit të Al-Kaedës.
Njoftimi i parë i vdekjes (politike) të disidentit saudit mund të lexohej në sloganet e deklaruar nga demonstruesit në rrugët e Tunizit apo Kajros. Në vend të urrejtjes ndaj Perëndimit ndaj "kryqtarëve dhe çifutëve" dhe zemërimit kundër Amerikës, tiparet dalluese të ideologjisë së Bin Ladenit, të rinjtë tunizianë dhe egjiptianë kanë shprehur dëshirën për liri dhe demokraci, dy vlera të thella që përbuzeshin nga kreu xhihadist. Të paktën në botën arabe, Bin Ladeni e kishte humbur tashmë betejën: Kryengritja nuk e ka festuar Islamin, ose iluzioni i Al Kaedës për një kthim të kalifatit dhe origjinës së Islamit si përgjigje për të gjitha problemet e vendeve myslimane e ndoshta edhe pjesës tjetër të botës.
Osama vdiq në një kohë kur kapaciteti për mobilizim dhe forca e islamizmit janë në rënie. Kjo nuk do të thotë se do të ketë sulme të tjera, madje edhe se Al Kaeda dhe filialet e tij në Magreb dhe Sahel nuk do të dëmtojë më. Do të ketë gjithmonë grupe që do të pretendojnë të drejtën për të rrëmbyer apo vrarë. Maroku e ka përjetuar këtë kohët e fundit.
Kulti i dhunës më të pamëshirshme nuk është e vetmja trashëgimi e lënë nga Bin Laden. Njeriu në hije ka shënuar thellë fillimin e shekullit XXI. Osama Bin Laden, bir i një familje të pasur saudite që në rininë e tij luftoi në Afganistan kundër Bashkimit Sovjetik, ka falsifikuar peizazhin strategjik në të cilin jetojmë.
Që ata kanë vendosur t’i përgjigjen me luftë sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara janë ende të zhytur në dy konflikte në Irak dhe veçanërisht në Afganistan. Fushatat ushtarake kanë shteruar Uashingtonin nga pikëpamja ekonomike dhe ushtarake si dhe kanë dëmtuar shumë imazhin e Amerikës në botën arabo-myslimane. Presidenti Obama dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë nga eliminimi i Bin Ladenit, por do të mbeten të zhytur në kaosin e Afganistanit.
Trashëgimia tjetër: Al Kaida ka treguar se një grup i vogël mund të kryejë vrasje masive. Nëse Bin Ladeni do të kishte poseduar një armë kimike me të cilën të vriste 3 milion njujorkezë, në vend të 3000, ai do ta kishte bërë. Kjo perspektivë e transformoi luftën kundër terrorizmit në një prioritet të lartë dhe në emër të këtij prioriteti në Amerikë, Europë dhe gjetkë obsesioni për sigurinë e ka dobësuar lirinë e qytetarëve. Ne nuk i kemi mbyllur ende llogaritë me Bin Ladenin.
***
Strategjia e re europiane e Al-Kaedës
Në janar filloi procesi në Berlin për dy njerëz të organizatës terroriste Al- Kaeda (Baza), të ndaluar në Gjermani në maj të 2011 pas ardhjes nga kampet e stërvitjes pakistaneze, me misionin për të krijuar dhe instruktuar celula terroriste në Europë. Në momentin e arrestimit, një prej të dyve - një ish ushtar i ushtrisë austriake – i është gjetur në xhep një “Usb” me 142 dokumente të fshehura mes dosjeve të tjera, të arkivuar dhe të fshehura me emra fallco, me tituj pornosh dhe hite muzikore. U deshën javë të tëra që agjentët e policisë federale t’i gjurmonin dhe t’i dekriptonin. Dhe në fund dolën në dritë udhëzimet, që mund të përkufizohet kështu: të behen sulme të shumta në shkallë të vogël me pak “agresorë” çdo herë. Jo një 11 shtator i ri: por, një sulm me pistoletë në një shkollë hebraike. Qëllimi, theksojnë strategët e Al-kaedës, është krijimi i panikut në shoqërinë perëndimore, në mënyrë që të provokojë qeveritë të reagojnë dhe të ndërmarrin masa shtrënguese e represive kundër qytetarëve. Synimi: të ndezë një klimë të papërballueshme tensioni dhe dyshimi (dje, plasi një bombë në ambasadën e Indonezisë në Paris. Të filmohen sulmet, cka ndodhi më të vërtetë në Tuluzë.
Është e lehtë për të lidhur gjetjen e dokumenteve nga ana e zbulimit gjerman me tre sulmet e njëpasnjëshme të bëra në Francë nga e njëjta dorë, gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Para dyditësh Mohammed Merah (i vrarë), u deklarua se i përkiste al Kaedës. Edhe ai gjithashtu ak qenë në zonat fisnore të Pakistanit dhe ka qenë arrestuar në Afganistan, në Kandahar, qyteti i shenjtë i Talebanëve. Nga lajmi i arrestimit të tij, mësojmë se ishte duke vendosur një bombë në një rrugë përgjatë në Afganistan, dhe burgim në një burg në Kandahar në vitin 2008 dhe më pas të arratisjes së tij në korrik të atij viti. Sipas CNN, megjithatë, ai u dorëzua nga afganët tek amerikanët dhe nga këta tek kontingjenti francez i NATO-s, i cili vendosi që të dërgojë atë përsëri në shtëpi. Edhe ai duhet të ketë mësuar të njëjtin mësimin si dy të arrestuarit e mëparshëm në Berlin: sigurisht 11 shtator i ri është qëllimi më i lakmuar, për vlerën e saj simbolike, por strategjia e re që vjen nga kampet pakistaneze parashikon terroristë në një masë më të vogël, nga celula të vogla.
Nëna e Mohammed Merah është algjeriane, por ai nuk ka zgjedhur udhëheqësin e terrorizmit jugor francez, gjegjësisht prej prejardhjes nga përtej detit Mesdhe, në koloninë e ish Afrikane të Algjerisë, sidomos në zonat jugore të infektuara nga Al Kaeda në Magrebin islamik. Ai në vend të kësaj zgjodhi drejtimin nga perëndimi të terrorizmit, domethënë Aziatiken, mes tjerash, të parapëlqyer nga celulat britanike që hodhën në erë Londrën më 7 korrik 2005, që çon gjurmët në Pakistan.