Trashëgimia e përgjakshme e dështimeve të Çenit
Dik Çeni ka blerë një shtëpi në McLean, në një komunitet rural në Virxhinia. Edhe pse në thelb ndodhet pranë Uashington DC, ky vend duket sikur është mijëra kilometra larg kryeqytetit. Në këtë shtet kanë lindur tetë presidentë amerikanë dhe ka shumë mundësi që Çeni ta konsid-erojë veten si të barabartë me ta, duke qenë se në fund të fundit ai, edhe pse ishte numri dy në administratë, luajti me letrat e numrit 1 dhe kjo për 3 vjet e gjysmë. Ose mund të thuhet edhe kështu që Bush ishte Presidenti i vendit nën pushtetin e Çenit. Ky i fundit është përgjegjës për strategjitë që ndoqi Amerika që me fillimin e shekullit të 21-të.
edhjen në letër të kujtimeve. Duke pasur parasysh faktin se ai është nga natyra një njeri që i pëlqejnë shumë sekretet dhe të fshehtat, një fakt i tillë ka çuditur një pjesë të amerikanëve. Ai gjithmonë ka qenë personi që bënte pyetjet, duke dëgjuar në heshtje përgjigjet e duke mbajtur shënimet e duhura që i përdorte për qëllimet personale. Dhe bëhet fjalë për takimet e tij në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe CIA. Ai ishte njeriu në brendësi të gjithçkaje, të cilit nuk i interesonte shumë se çfarë thoshte apo mendonte publiku i gjerë. Kur një individ i tillë nis të hedhë në letër kujtimet, sigurisht që është i motivuar për një gjë të tillë nga më shumë arsye se sa thjesht opinioni i mirë që ka për veten.
Ato pak informacione që dimë në lidhje me librin vijnë nga ndjekësit e tij besnikë, të cilëve u është dhënë "drita e gjelbër" në lidhje me faktin se ish-presidenti po shkruan për të ndrequr e vënë në dritë pozitive, ato pak gjëra që sipas tij janë shtrembëruar. Çeni fajëson kthesën e paparashikuar që morën ngjarjet në vitet e fundit të administratës së Bushit, njeriu që e zhgënjeu plotësisht atë, gjatë mandatit të dytë për shkak të injorimit që i bëri këshillave që ai tentonte t‘i jepte në vazhdimësi. Sipas vetë fjalëve të Çenit, Bush shfaqi një dobësi morale dhe dështoi në të kuptuarit e faktit që përqendrimi i tij tërësor duhet të ishte "lufta kundër terrorizmit". "Ky ishte një gabim i pafalshëm me përmasa historike, i vazhduar me injorancë nga Barak Obama", ka thënë Çeni prej muajsh në publik.
"Lufta kundër terrorizmit" ishte një ide e vetë Çenit. Që nga 11 shtatori i vitit 2001 ajo ka drejtuar marrëdhënien dhe ndërveprimet e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës me pjesën tjetër të botës dhe që u shndërrua në dy luftëra të vërteta në Afganistan dhe në Irak. Nisja e luftës në Afganistan u konsid-erua si një hap i duhur e si një luftë e drejtë që fatkeqësisht nuk ka dhënë re-zultatet e dëshpëruara, sikundër edhe vetë Shtetet e Bashkuara kanë nisur ta kuptojnë së fundi. Pas Afganistanit, Çeni kërkonte medoemos edhe nisjen e luftës në Irak dhe ishte personi që manipuloi të gjitha justifikimet për nisjen e saj. Kjo ishte një luftë e keqe që në zanafillë dhe mbi të gjitha, e gabuar. Ndërkaq ai do të kishte dashur edhe një front tjetër lufte, atë në Iran, por megjithëse bëri të pamundurën për ta arritur konfliktin, nuk ia doli mbanë. Tani, si ka dalë në pension, ai është shumë i zënë me shkrimin e kujtimeve dhe me mbrojtjen e krijesave të tij. Që nga 11 shtatori ai ka qenë një person jashtëzakonisht energjik. Imagjinata e tij i thoshte se ishte përzgjedhur për të edukuar kombin e tij, ta bënte atë të ndërgjegjshëm për rrezikun vdekje-prurës para të cilit do të ndodheshin të gjithë, nëse terroristët do të shtinin në dorë armët bërthamore. Që nga sulmet vdekjeprurëse të tetë viteve më parë ai formuloi teorinë e tij që është pak a shumë e tillë: "Nëse ekziston qoftë edhe një mundësi e largët që vende të veçanta, apo grupe të mund të paraqe-sin rrezik ndaj Shteteve të Bashkuara, atëherë këto të fundit duhet të veprojnë sikur ai rrezik të ishte i konfirmuar".Sot, kur bota di kaq shumë për teoritë dhe bëmat e tij, Çeni është një "politikan lebroz". Njerëzit dinë për dëshirën e tij të madhe për të shtrirë pushtetin e Presidentit, gëzimin që i ka sjellë manipulimi i agjencive të shërbimeve sekrete dhe mbështetja ndaj torturave në proceset e marrjeve në pyetje të të akuzuarve për krime lufte. Njerëzit e dinë tashmë se Çeni ishte i bindur se njerëz si ai nuk duhet kurrë që të pranonin gabimet e tyre dhe se njerëz të tillë të mençur nuk kishin përse jepnin shpjegime për veprimet e tyre. Motoja e tij ishte "kurrë mos kërko falje, kurrë mos jep shpjegime". Në këtë këndvështrim fakti që ai po shkruan kujtimet e tij tingëllon i çuditshëm.
Por doktrina e Çenit gjeti mbështetje të madhe dhe të gjerë dhe tingëlloi fil-limisht shumë bindëse. 19 sulmuesit e 11 shtatorit kishin përgatitur planin e grabitjes së 4 avionëve me të cilët do të sulmonin pikat më nevralgjike të pushtetit, pra zemrën e Amerikës. Tre avionët e parë goditën Kullat Binjake dhe Pentagonin, ndërsa i katërti, që kishte si synim godinën e Kapitolit, nuk ia doli mbanë. Megjithatë në këto sulme humbën jetën rreth 3000 ameri-kanë dhe mbi të gjitha shërbyen për një "rizgjim" të botës dhe vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas këtyre sul-meve, superfuqia e vetme e botës ishte e brishtë dhe konfuze për të përballuar rreziqet e reja që po i kanoseshin që pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Kur Shtëpia e Bardhë e mori veten nga tronditja e 11 shtatorit, Presidenti dhe zëvendësi i tij mblodhën këshilltarët e tyre në takime të panumërt për të ngri-tur strategjinë kundër terrorizmit. Edhe njerëzit prisnin që qeveritarët të mer-rnin situatën në dorë dhe t‘u tregonin konkretisht se po vepronin me maturi dhe vendosmëri. Në momente të tilla historike, kundërpërgjigjet e formu-luara me ngut janë të rrezikshme, por ndërkohë edhe të pashmangshme. Në situata të tilla dihet gjithmonë fillimi, por asnjëherë fundi.
Sot njerëzit e dinë se pas 11 shtatorit mund të kishin ndodhur shumë më tepër gjëra nga sa ndodhën. Një pjesë e madhe e mbledhjeve strategjike pas 11 shtatorit ishin vetëm mes zyrtarëve të lartë, por kishte edhe të tjera që nuk ishin vetëm për ta. Një vit më parë dolën fjalë për një grup intelektualësh dhe profesorësh me emrin "Bletchley II". Ky emër i referohej parkut "Bletch-ley" në Britaninë e Madhe, që u bë i famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse në një shtëpi që ndodhej aty u mblodhën disa matematikanë dhe kriptografë të shquar që arritën të gjen-in kodin e makinës gjermane të luftës.Edhe Christopher DeMuth pati në mendje diçka të ngjashme kur krijoi grupin e pas 11/9. Në atë kohë DeMuth ishte Presidenti i "American Enterprise Institute", një organizatë konservatore që është edhe qendra e elitës së Partisë Republikane. Aty Çeni ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë fjalimet e tij. Në atë periudhë ato bënë përshtypje të madhe. Kur bëhet fjalë për politikën, DeMuth dhe Çeni janë në të njëjtën linjë. Grupi i ri me emrin "Bletchley II" i vuri vetes synim që të zbërthente kodin e terrorizmit në pushtetin e Osama Bin Ladenit. Rezultatet e tentativave u përmblodhën në një dokument me em-rin "Delta e Terrorizmit". Pjesa e Deltës i referohet një triade që përfshin Arabinë Saudite dhe Egjiptin, dy vendet krye-sore prej nga erdhën pjesa më e madhe e 19 personave që grabitën avionët e sulmit të 11 shtatorit. Vendi i tretë është Irani. Grupi e vrau shumë mendjen në lidhje me perspektivat e një ndryshimi regjimesh në këto vende kyç, dy prej të cilave Arabia Saudite dhe Egjipti kishin qenë ndër aleatët më të afërt të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe për një kohë të gjatë. Sipas vlerësimit për-fundimtar të grupit, një objektiv i tillë do të kishte qenë i dëshirueshëm, por i pamundur. Megjithatë Çeni e ndjeu se po të vendosej kundër ndërhyrjes do të kishte qenë një gabim. Por grupi nuk ishte i atij mendimi në rastin e Irakut. Sikundër vetë DeMuth i ka rrëfyer një historiani: "Ne dolëm në përfundimin se një konfrontim me Sadamin ishte i pashmangshëm. Ai ishte shndërruar në kërcënim, në një kërcënim shumë aktiv". Një përfundim i tillë duhet të kishte tingëlluar shumë i ëmbël për veshët e Shtëpisë së Bardhë në peri-udhën e pas 11 shtatorit. Dhe kështu Amerika nisi "luftën kundër terror-izmit". Sa për Sadamin, bota mendonte se ai ishte një diktator i aftë për çdo gjë. Edhe Osama Bin Laden, ndërkohë mund të gjurmohej dhe të kapej në Afganistan, ku mendohej se fshihej. Sot Amerika po e redukton përfshirjen e saj në Irak, një zhvillim që konsiderohet si një hap para. Megjithatë një valë e re sulmesh po përfshin vendin, edhe pse nuk dihet nëse është dhunë e shkaktuar nga lufta mes sunitëve dhe shiitëve apo e terroristëve të "Al Kaedës". Por hapi përpara është se ushtarët amerikanë nuk janë më pjesë e viktimave. Por, ndërkohë, në Afganistan gjërat kanë marrë një kthesë për keq. Numri i vik-timave civile e ushtarake po rritet nga dita në ditë dhe talebanët po shfaqin qëndresë të madhe. Nëse misioni do të vazhdojë të pësojë humbje të va-zhdueshme, atëherë, ndoshta Obama mund të marrë në konsideratë edhe tërheqjen e trupave nga vendi. Kësisoj mund të themi se dy luftërat e mëdha të nisura pas 11 shtatorit ishin të dësh-tuara. Ky dështim ishte arsyeja se përse Bushi i ktheu shpinën këshillave të Çenit dhe përse vetë Amerika ua ktheu shpinën të dyve. Kur ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Kisinger, mjeshtër i politikës së jashtme e gjakftohtë e pyetën se përse e mbështeste luftën kundër Sadam Huseinit, ai u përgjigj: "Sepse Afganistani nuk ishte mjaf-tueshëm".
Trashëgimia e Dik ÇenitPoshtërimi është shumë i madh kur vdesin 3000 persona. Poshtërimi bën thirrje për hakmarrje. Por ky nuk duhet të jetë shkak që një vend si Shtetet e Bashkuara të lejonte ekzistencën e "ishujve totalitarë" si Guantanamo që qeveriseshin nga sisteme të paligjshme. Një gjë e tillë nuk mund të fshihet nën rrogoz. Edhe kjo plagë rrjedh gjak. Obama do ta ketë të pamundur që të shmangë akuzat për krime ndaj atyre që ishin përgjegjësit e kësaj situate dhe shpesh të gjitha fijet përfundojnë te Çeni. "Lufta kundër terrorizmit" ishte pasojë e 11 shtatorit. Ajo forma-toi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve që pasuan. Ajo u bazua te frika se historia do të përsëritej. Por diktaturat mund të qeverisen përgjithmonë nga frika, ndërsa demokracitë kurrsesi jo. De-mokracitë bazohen tek optimizmi dhe shpresa se pavarësisht të gjitha krizave, gjërat do të shkojnë për më mirë. Demokracitë e vërteta mund të qeverisen veçse përkohësisht nga frika dhe poshtërimi, por ato gjithmonë më-sojnë nga gabimet e tyre. Por pikërisht këtu Çeni dështoi. Teoria e tij bazohej te pyetja "po sikur?"Në kujtimet e tij Çeni i mbron krije-sat e tij, por ato dolën një dështim. Ne e dimë se çfarë nisi pas 11 shtatorit, por pyetja e vërtetë është se kur dhe si do të përfundojë e gjithë kjo për Amerikën, për botën dhe vetë Dik Çenin.