NJERIU I ÇMUAR ISHQIPERISE NE VENECIA
NJERIU I ÇMUAR ISHQIPERISE NE VENECIA
E gjithë historia e shqiptarëve, përf-shi më të shumtën e saj, pra edhe kur ende nuk kishte jo vetëm Shq-ipëri, por edhe më tej, as Arbëri, është e lidhur tepër fort me Gadishullin Apenin. Qe kështu jo vetëm më parë se atje të kishte Itali apo disa shtete të veçuar, por edhe thellë në kohë, kur në ato anë zotëronte pushtet global Perandoria Romake. Sigurisht pranitë më të mëdha të paraardhësve tanë tek italianët kanë qenë kur u zhvillua rezistenca dhjetëra vjeçare, pothuaj njëshekullore, për të mos u pushtuar nga osmanët. Qëndresa që bëri jehonë në të gjithë kontinentin europian për shpirtin e lartë të ndjenjës dhe vetëdijes së mbrojtjes të qytetërimit perëndimor dhe fesë së krishterë zh-vendosi në Gadishullin Apenin, që prej skajeve më jugore të tij deri në brigjet më veriore të Adriatikut, më shumë se një të tretën e popullsisë shqiptare së mbetur gjallë. Edhe pse u përhapën gjithkund nëpër gadishull vatrat më kryesore të grumbul-limit dhe të vazhdimit të jetës së arbërve qenë katër. Ishin ishulli i Sicilisë, rajoni i Kalabrisë, ai Puljes si edhe ai i terri-toreve ku atëherë ndodhej Republika e Venedikut. Për shkaqe të ndryshme, veçanërisht të jetesës në grup në mje-dise më pak të zhvilluara, pra edhe me forcë asimiluese më të dobët, bashkësitë arbre arritën të mbijetojnë në Sicili dhe Kalabri. Në Pulje, veçanërisht në zonën e Leçes, ku u vendos edhe pjesa kryesore e elitës së saj feudale dhe e prijësve ush-tarakë, kanë mbetur vetëm pak gjurmë të dukshme. Gjithçka është në arkiva. Për syrin e njeriut të zakonshëm nuk duket, prandaj edhe këtu janë shumë të dobishëm dijetarët, kërkuesit e doku-menteve dhe të dëshmive të vjetra. Në hapësirën veneciane ai arkiv që është i pasur në Pulje nuk është edhe këtu më i varfër. Ka të ngjarë të jetë fort i pasur. Mirëpo për shkak të nivelit të lartë të qytetërimit të asaj republike të zhvilluar dhe të popullsisë së saj shumëkombëshe, ndërkohë për afro tre shekuj edhe një fuqi e madhe ekonomike dhe ushtarake e kohës, arbrit e ardhur aty, të mirë integruar në jetën e saj, u tretën dhe u asimiluan. Porse mërgata antiosmane dhe e krishterë e arbërve të vendosur në Republikën e Venedikut nuk qe dosido. Kishte mes tyre edhe njerëz të thjeshtë, edhe prijës ushtarakë, princër dhe kontë të viseve tona po ashtu. Veç më shumë se në tre rajonet e tjera italike këtu arbrit përfaqësoheshin nga elita e dijetarëve të tyre. Venecia ishte trualli ku bënë emër shqiptarë të mëdhenj humanistë, pik-torë e fi lozofë, profesorë universitetesh, studiues dhe shkrues të përkorë e të pasionuar të historisë.Për shkak të dendësisë së emrave të dëgjuar të elitës venedikase, prodhimit të madh intelektual dhe intensitetit të civilizimit të saj, këtë dëshmi të paza-konshme diturie, pra "truri shqiptar", e ka mbuluar një heshtje e gjatë. Ajo është ndërprerë herë pas here nga ndonjë zbulim, porse jeta albanologjike gëlon e gjallë në vendbanimet e tjera arbre të Italisë, veç në Venecia jo sa e meriton.Pikërisht për këtë arsye ka një emër që në këtë qytet duhet të vlerësohet si gjë shumë e çmuar. Ajo është studiuese, albanologe. Ka bërë njohje në Shqipëri vetëm tre-katër vite më parë. Ndërsa në të vërtetë puna e saj është më e hershme, të paktën nis më shumë se një dekadë shkuar. Por edhe kjo kronikë e biografi së së saj studimore nuk është shumë e saktë. Duhet ta rrëfejmë më shtruar dhe më me radhë këtë histori që të sqarojmë si është e vërteta për venecianen Luçia Nadin.
* * *
Luçia Nadin ta përcjell të gjithë botën e saj shpirtërore nëpërmjet syve. Ata kanë një ngjyrë të kaltër të thellë. Të duket se për një veneciane nuk mund të qe dot ndryshe. Vendlindja e saj është një qytet që jeton mbi det dhe doemos që për sytë e saj nuk mund të kishte ngjyrë tjetër. Ca më të mbushur me dritë të duken ato kur ajo të tregon se si i ndodhi që u njoh me Shqipërinë. Është një njohje pothuaj e rastësishme, por më pas rënie e menjëhershme në dashuri. Gjer në fi llim të vitit 1994, kur ndodhi ndryshimi, në imazhin e Nadin për Shq-ipërinë kishin mbetur të fi ksuara vetëm dy-tre gjurmë të zbehta. E para kishte të bënte me misterin që e mbulonte në vetëmbylljen xheloze të saj, territor ku pothuaj askush nuk mund të hynte e të delte. Mbresa e dytë në kujtesë nuk qe tjetër gjë veç zhaurima e ca fjalëve të përhapura se në qytetin e saj kishte dëgjues të Radio Tiranës. Thoshin se qenë marksistë-leninistë, ndonjë prej tyre edhe anarkist, disa përfl itej se kishin ide trockiste. Luçia Nadin pati ndeshur në rrugë edhe komunistë që në çift por edhe në grupe shpërndanin nëpër porta shtëpish broshura përkrahëse për Shqipërinë dhe pozitive për regjimin në Tiranë. Te përshtypjet e venecianes Luçia pati zënë vend edhe një hollësi tjetër. Në qytetin e saj, në emërtimet e vendeve e veçanërisht porteve të brendshëm, gjen-dej më shumë fjala "shqiptar" ("Calo dei albanesi", "Campello di albanesi"), se ajo "gjerman", madje edhe "grek" ("Ponte dei greci"). Me kaq sa Nadin dinte doemos që vendi në brigjet ku takoheshin dy dete, Adriatiku dhe Joni, për të nuk për-faqësonte veç mjegull. Dhe prej mjegull-najave njeriu përherë ka dy ndjesi, t‘u largohet sa më ngutshëm ose të futet e depërtojë sa më shpejt në misterin e tyre.
Në vitin 1994 ndodhi e dyta. Në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë shpalli një konkurs për vende të lira pune në disa prej selive të saj diplomatike apo instituteve kulturore. Mësuese në një shkollë të mesme të qytetit dhe lektore në universitet, e an-gazhuar në studimin e letërsisë italiane për periudhën e Rilindjes, me përparësi Petrarkën dhe Bokaçon, Luçia Nadin kishte vendosur me kohë të gjente një mundësi për t‘u thelluar në punën e saj studimore. Ëndrrën e kishte për në Francë. Atë kohë po merrej me një poet francez, i cili pati jetuar ca kohë në Itali, por dorëshkrimet më të shumta i gjen-deshin në vendlindje. Mirëpo kur u bë konkursi iu ofruan vetëm dy zgjedhje: të shkonte në Moskë ose në Tiranë. Moska e mbushte me ngurrim, vend i largët, mot shumë i ftohtë, ndërkaq që kishte një vajzë, e cila edhe pse e rritur dhe e pavarur, herë pas here kishte nevojë për praninë e nënës. Shqipëria qe më pranë, madje shumë afër, pastaj edhe mbi të me cipën joshëse të misterit. Ajo e ku-riozonte. Telegrami i ardhur nga Roma, nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke i bërë të ditur se e pati fi tuar konkursin nuk i linte shumë kohë të mendonte për të zgjedhur mes Moskës dhe Tiranës: vetëm njëzetë e katër orë. Kështu zgjodhi të nisej për në Shq-ipëri. Udhëtoi drejt Tiranës në dhjetor të atij viti dhe pas disa ditësh u rikthye në Venecia. Kishte bërë njohjen e parë. Në vendin e ri të punës u shfaq në mes të janarit 1995. Nuk e zgjodhi vendbanimin në lagjen e quajtur të ambasadave, por në rrugën "Myslym Shyri" një aparta-ment me qira, mes familjeve shqiptare. Çdo mëngjes Nadin zbriste shkallët e pesë kateve dhe në kthesën më të parë dilte në rrugën e Lanës. Veneciania nuk mund të rrinte pa parë ujë. Pastaj ajo rrugë qe një shëtitore e madhe, e gjatë, e mbushur me dyqane, edhe pse gjithçka me pamje të rrëmujshme. Madje nëpër anët e pjerrëta të buzëlumit shkujdesur kulloste ndonjë dele e pranë saj i zoti, një lloj bariu i çuditshëm qyteti. Ndërkohë po atë muaj, në fund të janarit, Luçia Nadin do të zbulonte edhe një kënaqësi tjetër të asaj rruge: lule mimozat. Në Tiranë ato shpërthenin në mes të janarit, sapo dielli delte mbi malin e Dajtit dhe hidhte mbi kryeqytetin e shqiptarëve frymën e tij të ngrohtë. E verdha e lule mimozave, e mbushur me diell, shpërndante përreth aromë, një parfum pranvere, edhe pse ajo stinë gjendej akoma larg.
Një koleg në ambasadë e kishte pyetur Luçia Nadin se, duke ardhur me avion, çfarë efekti i pati bërë Shqipëria. Ajo iu përgjigj se i qe kujtuar vendi i saj i disa dekadave më parë, por jo ndonjë botë e huaj. Kodrat e shumta dhe thëllimat e luginave e kishin tërhequr dhe vënë në mendime. Do ta rishihte vendin e shqip-tarëve nga ajri vetëm pas gjashtë muajsh, periudhë prove që duhej ta përmbushte para se t‘i jepej leja e parë për t‘u rikthyer në vendlindje, duke ndjerë se joshja për atë vend qe një ndjesi e vazhdueshme. Pasi kishte vëzhguar në arkivat e Tiranës, por edhe ato të fondit françeskan në Shkodër, në Venecia çdo ditë qëndrimi në atë leje të dhënë nga eprorët e saj e përdori për t‘u ngujuar nëpër arkiva. Dhe në vitin 1996 ngjau e papritura e madhe, zbulimi. Në muzeun Kore të Venecias, Luçia Nadin gjeti kopjen e statutit të Shkodrës. Me të ardhurat e rrogës së saj e fotokopjoi menjëherë dhe kur rihyri në Tiranë, duke kërkuar personin më të përshtatshëm, ja dha materialin studiuesit të historisë mesjetare Pëllumb Xhufi. Ndërkohë shumë shënime shoqëruese i përgatiti duke punuar në kompjuterin e vet, ndërsa Tirana për orë të tëra nuk kishte drita.
Libri "Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të" u botua në vitin 2002, nën kujdesin e Universitetit të Venecias, duke përbërë një surprizë të vërtetë. Më pas Nadin do të promovonte në Tiranë librin tjetër të saj, "Shqiptarët në Venedik, mërgim dhe integrim (1479- 1552)". Por të papriturat më të mëdha kishin të bënin me Skënderbeun. Në Venecia, Luçia Nadin do të gjente një stemë të Kastriotëve si edhe në një lojë letrash të kohës me një imazh të Heroit Kombëtar shqiptar. Shekuj më parë lojërat me letra nuk qenë kumar, por më së shumti një ushtrim metodik për të mësuar gjëra të reja nga fusha e diturisë. Ndërkohë zbulimi më i bujshëm do të ndodhte më pas, kur Nadin interpretoi ani-jen e dozhëve, barkën më të madhe e më të famshme të të gjithë Mesdheut, në mos të të gjithë globit: Buçintoron. Një krijesë të tillë aq madhështore dhe të mbushur me mesazhe politike vetëm një republikë marinare si Venecia mund ta kishte.Ajo anije kryeministrore (dozhi qe drejtuesi i Republikës) ndërtohej pothuaj një në tetëdhjetë vite deri në një shekull. E quajtura Buçintoro për herë të parë hyri në zakonet dhe jetën publike të Venecias në vitin 1177, duke u bërë më vonë simboli dhe vetë legjenda e saj. Ajo ishte kujtesa e asaj republike detare, shenja e forcimit dhe e ekspansionit të saj gjer në afërsi të brigjeve të Afrikës. Në një farë mënyre Buçintoro qe një teatër i politikës, një përcjellëse dhe shpërndarëse e mesazheve të saj. Buçintoro ishte vetë shteti i fortë i Venecias, edhe pse që kur u shfaq imazhi i saj mbi det, përballë pallatit qeveritar të San Markos, gojëdhënat flisnin se akti i krijimit nuk qe politik, por thjesht mitologjik, riti i martesës së qytetit mbi ujë me vetë detin, pra ishte dashuria e Venecias me ujërat e Adriatikut. Ajo anije qe "bileta e vizitës" për në Republikë. Të gjithë ambasadorët e huaj që paraq-iteshin para dozhit vinin të hipur në këtë krijesë madhështore, po ashtu hipte në të çdo mbret a princ i famshëm që në Venecia vinte për vizitë. Anija e dozhëve e shekullit të shtatëm-bëdhjetë, hijerëndë dhe me kuvertë të mbuluar e të praruar, ka pasur një gjë krejtësisht të veçantë, të cilën nuk e kishin pasur as pararendëset dhe nuk qe e pranishme edhe te pasardhëset. Për një shekull të tërë atje ndodhej edhe shta-torja e Gjergj Kastriotit. Që të zbulohej dhe kuptohej kjo gjë nuk ishte gjë e lehtë. Këtu është edhe merita e Luçia Nadin, dëshmia më e plotë se e deshi Shqipërinë me zemër dhe i qe përkushtuar tashmë dhënies së kontributit historik për të. Buçintoro në traditën e saj që prej krijimit kishte mbi kiç statujën e drejtë-sisë, çka konsiderohej përherë si simbol i Venecias. Në shekullin e shtatëm-bëdhjetë në anijen e re u shtua edhe një statujë tjetër, të cilin shumica e kronikave të kohës e interpretuan si një imazh të Marsit, perëndisë së luftës. Ai jepej duke shtypur me këmbë një gjar-për. Gjarpri për Venecian simbolikisht ka qenë përfytyruar përherë si armik i saj, veçanërisht i krishterimit. Duke e ditur këtë karakteristikë për shekuj me radhë për republikën detare "gjarpri" qe perandoria osmane dhe feja myslimane.Me pamje mjaft imponuese, gjigant në shtat, me në dorë një sëpatë e një topuz shumë të veçantë (me majë të hekurt), ky Mars thirrej më shpesh edhe me emrin Mollosi. Porse mollosë dihet që janë thirrur epirotët, fi si i njohur ilir në trojet ku tani gjendet edhe Çamëria. Mollos ishte quajtur edhe Pirrua i Epirit, njeriu i hekurt që u përlesh me super-fuqinë e kohës, Perandorinë Romake. Në pamjen e fytyrës Mollosi nuk ngjan fare me Skënderbeun, sepse për ikonografi n apo grupin e ikonografëve që punuan për ta krijuar atë statujë gjigante dhe më pas vendosur në vendin më të dukshëm të kuvertës së praruar të Buçintoros, nuk kishte asnjë rëndësi një ngjashmëri e tillë fi zike. Gjergj Kastrioti u stilizua në anijen më përfaqësuese të Republikës së Venecias dhe njëkohësisht më të njohurën e botës, për të përcjellë mesazhe të tjera. Më së pari forcën e republikës, fuqishmërinë e saj dhe moskompromisin me osmanët. Luçia Nadin, edhe pse ka gjetur dëshminë se mes venecianëve të kohës ajo statujë Marsi apo Mollosi nënkuptohej edhe si e Skën-derbeut (në fund të viteve 1600 ka gjetur një guidë të Venecias ku statuja e vizatuar ka në fytyrë mjekrën e Gjergj Kastriotit), argumenton arsyet politike përse për gati një shekull anija kryeministrore veneciane përdori imazhin e Heroit shqiptar dhe europian njëkohësisht.
Në raportet ndërkombëtare të kohës Papa (Klementi VIII) po përpiqej të ri-organizonte Lidhjen e Shenjtë kundër turqve, në të cilën të bashkoheshin të gjitha shtetet e krishtera të kontinentit. Mirëpo Venecia në këtë periudhë qe e interesuar për të politikë të fortë neutral-iteti ndaj Portës së Lartë. Atëherë Papa, për ta detyruar të mos e vazhdonte këtë politikë, e paralajmëroi se do ta shpallte të çkrishteruar. E gjendur në pozicion të vështirë Republika e Venecias me në krye dozhin Marino Primani, një mendje shumë e zhdërvjellët dhe plot me gje-nialitet diplomatik, për të mos prishur marrëdhëniet me Papën kërkoi që në Buçintoro të vendosej statuja e Gjergj Kastriot, shqiptarit më të famshëm në luftë për mbrojtjen e krishterimit. Nuk gjendej në të dyja brigjet e Adriatikut antiosman më të madh, dhe me këtë imazh zyrtar në vendin më të dukshëm të anijes qeveritare të Republikës, Papa Klementi VIII do të qetësohej e fashitej zemërimi. Kështu edhe u bë. Vatikani e donte shumë princin shq-iptar, kalorësin e vet dhe tensionet mes Selisë së Shenjtë dhe Venecias ranë.
* * *
Kur ishte me punë në Tiranë, mjekët shqiptarë i diktuan Luçia Nadin një tumor në gji. Kështu ajo u rikthye në vendlindje për kujdes e kurim. Prej profesionit të fituar me konkurs qe e detyruar të largohej. Atëherë ishte viti 1999 dhe venecianes me sy të kaltër si deti i qytetit të saj, së cilës edhe mjekët italianë nuk i patën dhënë jetë më shumë se dy-tre vite, do t‘i rikthehej edhe më fortë kërkimit në arkiva dhe studimit të dokumenteve të vjetra që lidhen me historinë e shqiptarëve. Tashmë kanë kaluar vite të mjaftë për të qenë të sigurt se sëmundja e keqe ia ka mbathur nga Luçia Nadin dhe e ka lënë shpirt të lirë të jetojë gjatë dhe të botojë sa më shumë për ne.