Po turizmi ç‘faj ka?
Nuk mund të mos reagoja ndaj artikullit të z. Adri Nurellari mbi turizmin, botuar në "Shqip", para pak ditësh, sepse megjithëse pajtohem më shumë nga kritikat e tij për fenomene negative të zhvillimit të turizmit tonë, zgjidhjet që jepen më duken të gabuara. Aq më tepër që për të kritikuar këto zhvillime negative nuk mund të injorohet potenciali i turizmit tonë dhe rëndësia që ai duhet të zërë në zhvillimin ekonomik të vendit. Kësaj i thonë: Nuk ke ç‘i bën derës dhe i bie dritares.
Si fillim më duhet të theksoj që turizmi është një nga sektorët më të rinj në ekonominë tonë, dhe lufta që ky sektor po bën për të mbijetuar dhe zënë vendin që i takon është e jashtëzakonshme. Për shkak të historisë së tij të re ne na është dashur që të luftojmë çdo ditë për të sensibilizuar opinionin publik dhe sidomos shtetin për potencialin që mbart ky sektor. I gjithë ai imazh që është krijuar nga mediat për turizmin si qendra e vëmendjes së qeverisë është thjesht një iluzion, sepse në realitet turizmi te ne as ka qenë dhe as është akoma (për fat të keq) degë prioritare e ekonomisë. Investimet dhe deklaratat e fundit tregojnë që në Shqipëri do të ndërtohet industria e rëndë dhe më pas do mendohet për turizmin (nëse do ngelet ndonjë copë toke e pandotur). Pra, askush nuk ka pse të shtrëngohet të zvogëlojë potencialin që mbart turizmi ynë, nga inati i disa mediave, sepse është thjesht luftë me mullinjtë e erës në gjendjen që ndodhet ky turizëm sot.
Është mosnjohje e realitetit të thuash "...duke bërë që gjithnjë e më shumë burime të çohen në një sektor të gabuar të ekonomisë, që vështirë se është shumë premtues për një vend si Shqipëria". E para, përveç disa rrugëve, nuk e di se për çfarë burimesh e ka fjalën autori që qenkan çuar drejt sektorit të gabuar të ekonomisë, pra turizmit. Për cilat investime e ka fjalën autori kur thotë që turizmi "aq më pak nuk mund të jetë epiqendra e investimeve publike dhe private", sepse këtë nuk ka guxuar ta thotë as një qeveri e jona deri tani?! Dhe e dyta nëse turizmi nuk qenka shumë premtues për Shqipërinë, për kë do të jetë atëherë, për Alaskën?
Ǒlidhje kanë kilometrat më shumë bregdet të Greqisë, e Kroacisë me potencialin e zhvillimit të turizmit tonë?! Autori përmend vendet e Mesdheut me gjatësi më të madhe bregdeti, por ç‘duhet të themi për Malin e Zi, Slloveninë, Portugalinë, Qipron, Maltën? Maqedonia ka vetëm një gjysmë liqeni dhe nuk ka lënë gjë pa bërë për t‘i marrë maksimumin e potencialit turistik që ai i ofron. Më thoni një vend të vetëm në Mesdhe, të madh apo të vogël, që nuk ka prioritet turizmin? Që nga ishuj si Malta e deri në shtete me një pasuri natyrore e intelektuale të jashtëzakonshme si Franca (që është vendi me numrin më të madh të vizitorëve në botë). Të qenit të vobektë nuk ka të bëjë me numrin e kilometrave të bregdetit që të ka falur natyra, por me çfarë jemi ne në gjendje të bëjmë me ato kilometra. Këtu jam plotësisht dakord që po të shikosh se çfarë kemi bërë ne shqiptarët kudo ku kemi vënë dorë në ato kilometra është vërtet një vobektësi, e madhe madje. Por paaftësisë tonë për të bërë punët si duhet nuk mund t‘ia shkarkojmë në kurriz turizmit, siç ndodhi p.sh. me logjikën e ndalimit të mjeteve lundruese.
Ne nuk duam të marrim më shumë se na takon nga tregu turistik: nëse kemi 400 km bregdet ajo që duam të synojmë është që të marrim numrin optimal të turistëve që mund të akomodohen në këto 400 km gjatë një viti. Dhe këtu jemi thjesht duke u fokusuar te turizmi i plazhit pa përmendur turizmin kulturor, atë të natyrës, të interesit të veçantë etj. Të gjithë po i përtypim lustrat mediatike boshe për turistë që shtohen nga 1 milion çdo vit, ndërkohë që askush nuk plotëson asnjë formular në pikat e kufirit për të deklaruar qëllimin e udhëtimit; po përtypim akuzat për nihilizëm; po përtypim deklarata për zhvillime marramendëse në turizëm (pa bërë asgjë për të). Por të gjitha këto janë më të pranueshme sesa t‘i biem me qafë turizmit dhe potencialit që ai ka për shkak të kusureve njerëzore tonat.
Unë mendoj se autori përsërit të njëjtin gabim duke i rënë në qafë natyrës për gabimet e njerëzve, kur thotë se "një njeri që flet për plazhe shqiptare të virgjëra e të pashkelura, për një perlë në Mesdhe, është pa dyshim një romantik i padalë dhe i keqinformuar". Njerëzit që kanë bërë gabimin të reklamojnë plazhet e virgjëra shqiptare kanë qenë gazetarë të mediave prestigjioze perëndimore që kanë ardhur dhe i kanë vizituar vetë këto vende. Por ata kanë shkruar për plazhin e Dhërmiut dhe jo atë të Golemit apo Sarandës (të cilët kanë qenë po aq të virgjër dhe të bukur përpara sesa të lëshohej mbi to batërdia "e investimeve publike dhe private", siç thotë autori.)
Meqë përmenden ishujt e Kroacisë: në ishullin Lopud ndodhet një plazh të cilin vendasit e reklamonin si një nga 70 plazhet më të bukura në botë. Dhe e dini çfarë kishte të veçantë ky plazh: ishte plazh ranor me rreth 100 metra i gjatë dhe 10 metra i gjerë. Dhe kjo e bënte atë të veçantë, sepse në të gjithë ato 5000 km bregdet të Kroacisë plazhe të tilla numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Për të vajtur në "plazhin e 70 më të bukur në botë" ne na u desh të paguanim autobusin për të vajtur tek anija, të paguanin anijen për të vajtur tek ishulli, të paguanim makinën elektrike në ishull për të vajtur në krahun tjetër të tij ku ndodhej plazhi, dhe atje të paguanim çadrën e shezlonin, dhe të gjitha këto me një çmim 10 herë më të lartë sesa në Shqipëri. Nuk e di nëse autori e ka provuar këtë ndjenjë zhgënjimi të thellë, jo shumë me plazhin dhe çmimet sesa me atë që ne shqiptarët po i bëjmë turizmit tonë duke na detyruar të bredhim si çifutët në shkretëtirë për të kërkuar një plazh me rërë sikur të ishim eskimezë. Më lejoni t‘ju kujtoj se ne kemi rreth 300 km plazh ranor në Adriatik me jo 10 m gjerësi, por që shkon edhe deri në 100-200 m. Por ne këtë "potencial të vobektë" e kemi quajtur si "plazh për popullin", sepse "elita" do kishte plazhin e Jonit. Dhe e dini çfarë ka bërë "përqendrimi i investimeve publike dhe private" në këto 300 km të rralla për Kroacinë, por të tepërta për ne: e ka rrethuar me depozita nafte nga Shëngjini në Vlorë, i ka planifikuar një TEC gjigant në Durrës dhe ca të tjerë në Vlorë, i ka planifikuar portin më të madh të mallrave në Mesdhe e fabrika të panumërta çimentoje rreth e rrotull, ka krijuar formën më të shëmtuar të turizmit masiv, kaotik, në çdo vend ku është ndërtuar, duke treguar që Golemi nuk qe një gabim rastësor, por modeli sesi ne duam të bëjmë turizëm. A e mendojmë njëherë se çdo të ndodhte po të shkëmbenim ne bregdetin tonë me atë kroat? Mendoni se rezultati do ishte siç është sot? Jo, ju garantoj që jo vetëm kroatët, por kushdo (përveç nesh) do kishte bërë mrekullira me këtë bregdet dhe këtë vend që ne kemi.
Është e vërtet që në bregun tonë nuk gjendet qoftë edhe një hotel apo resort i vetëm i ndonjë prej kompanive të mëdha ndërkombëtare hotelerike. Po kjo konfirmon se sa shumë vëmendje i është kushtuar turizmit te ne për të thithur investime të huaja që pothuajse janë zero.
Ǒpolitika stimuluese qeveritare ka ndaj turizmit tonë, kur një hotel në Shqipëri paguan rreth 40% të xhiros së tij në shtet (20% TVSH + 5% taksa e bashkisë, + 10% tatim fitimi, + 3-4% bankave për pagesat me kartë krediti, pa përmendur taksat e gjelbërimit, të pastrimit, të tabelës, taksën e të drejtës së autorit që po kërkohet të vihet tani etj., etj), ndërkohë që fqinjët tanë paguajnë maksimumi deri në 10% taksë?! Kjo është ndihma për të qenë konkurrues në tregun ndërkombëtar? Në vend të këtyre shteti krijoi edhe "shpikjen" e fundit për të ulur pragun e xhiros së biznesit të vogël në 4 milionë lekë në vit (nga 8 milionë që ka qenë më parë) duke bërë që edhe hotele me 5 dhoma të quhen biznes i madh tani, duke zhdukur praktikisht çdo biznes të vogël në turizëm (në vend që të konsolidohej ai dhe të mendohej edhe për krijimin e një shtrese biznesi të mesëm) dhe duke bërë që çdo biznes në turizëm ta paguaj atë 20% TVSH pa pasur shansin ta marrë mbrapsht ndonjëherë, e duke e kthyer kështu në një taksë të pastër. Dhe nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur harrojmë që të ardhurat nga turizmi janë mbi 1 miliard euro në vit, duke qenë kështu më të mëdhatë në vend dhe duke e bërë turizmin sektorin me volumin më të madh të eksporteve në vend (rreth 50% të totalit të eksporteve), ndërkohë që nga ana tjetër nuk përfiton asnjë /////////////////incentivë nga shteti, siç përfitojnë degët e tjera të eksportit.
Nëse është ndërtuar një rrugë kombëtare me ndikim direkt në turizëm është rruga e bregut Vlorë-Sarandë, sepse pothuajse të gjitha rrugët e tjera janë bërë me qëllim zhvillimin e industrisë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe zgjerimi i rrugës së Shkëmbit të Kavajës përveçse si rrugë transporti që do lidhte Portin e Vlorës me Veriun dhe sidomos me rrugën Durrës-Kukës. Për dëmin që do shkaktonte kjo rrugë u ngritën dhe të gjitha bizneset e turizmit të asaj zone, por askush nuk i dëgjoi.
Jam dakord me mendimin e autorit se ideja e shtimit të dhomave do stimulojë ndërtimet kaotike, por përsëri: kjo nuk tregon se po investohet në turizëm, por që zhvillimet në turizëm vazhdojnë të mbeten kaotike dhe të padrejtuara e kontrolluara nga shteti, sepse në të kundërt, përpara se të ndërtohej rruga e bregut dhe të gjendeshim të papërgatitur për mungesën e kapacitetit (gjë që ishte e logjikshme që do vinte) të kishim menduar si të shtonim kapacitetin njëherë pastaj të ndërtonim rrugën.
Jam plotësisht dakord me autorin për analizën që i bën tregut turistik që viziton Shqipërinë dhe konkluzionin që ky treg është "dhuratë" e faktorëve objektivë dhe jo një rezultat i një përpjekje të studiuar mirë nga Ministria e Turizmit. Por nuk jam dakord me idenë që nëse këta faktorë objektivë do ndryshojnë në 2-3 vjet dhe numri i turistëve pritet të pësojë rënie, atëherë fajin e ka prapë turizmi dhe ne nuk duhet t‘i kushtojmë vëmendje këtij sektori. Sfida është t‘u paraprihet këtyre ndryshimeve që jo vetëm të mbajmë maksimumin e këtij tregu që kemi, por të shtojmë edhe treg të ri kryesisht të huaj.
Si përfundim: këtu nuk flitet për simpatinë ose jo ndaj turizmit të njërit apo tjetrit. Përzgjedhja e turizmit si sektori kryesor ekonomik në vend është i detyrueshëm për vetë rrethanat gjeografike të vendit tonë dhe potencialin e pasur turistik që vendi ynë mbart duke kaluar çdo burim tjetër natyror që Shqipëria ka dhe që mund të garantojë një zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Turizmi ka aftësinë e jashtëzakonshme të krijojë të ardhura edhe në zonat më të thella ku investimi publik apo privat është thuajse i pamundur, ka aftësinë që të rrisë punësimin shumë herë më shumë se çdo sektor tjetër edhe për shkak të efekteve të tij stimuluese sekondare në sektorët e lidhur me të, dhe të "sjellë" një treg të gatshëm në vend për të lehtësuar shitjen e produkteve të industrisë së lehtë. Prandaj turizmi i kombinuar me industrinë e lehtë krijon një bazë të shëndoshë të ekonomisë tonë duke shmangur eksperimentet tashmë të provuara si të dështuara siç është industria e rëndë.
* President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA)