Trashëgimia kulturore perse në Ballkan
12/02/2009 Konferencë shkencore ndërkombëtare
Rreth 30 studiues nga rajoni dhe bota “zbardhin” në Tiranë trashëgiminë perse në Ballkan. Konferenca u zhvillua nën logon e Vitit Ndërkombëtar të Gjuhëve të shpallur nga UNESKO, në bashkëpunim me UNESKO-n dhe Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar. Me temë "Trashëgimia kulturore perse në Ballkan", organizator i saj ishte Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi”. Pas përshëndetjeve tradicionale, drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, dr. Shahrouz Falahatpisheh, duke hapur konferencën vlerësoi rëndësinë e lidhjeve të hershme kulturore të Persisë (Irani i sotëm) me Ballkanin, si një bazë shumë e mirë për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Sipas tij, persishtja dhe shqipja janë dy gjuhë bazë të pemës botërore të gjuhëve, ndërkohë që zënë themelet e gjuhëve indoevropiane. Përfaqësues të elitës kulturore shqiptare, si: Naim Frashëri, Fan Noli, Vexhi Buharja e të tjerë kanë e marrë prej kulturës perse, duke e përcjellë edhe në shqip. Ndërkohë në mjediset e konferencës, “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Arkivin e Shtetit Shqiptar prezantoi një ekspozitë me dhjetëra dorëshkrimet në gjuhën perse që ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, si edhe punime artizanale iraniane, botime letrare të fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" në Shqipëri etj. Gjithashtu, gjatë konferencës u promovuan edhe dy libra të rinj botuar nga ky fondacion: "Historia e letërsisë perse" dhe "Fjalë të urta perse”.