Miratohet baza ligjore për integrimin në NATO
12/02/2009 Vendime për anëtarësimin
Qeveria në mbledhjen e saj të djeshme ka miratuar paketën e vendimeve për anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Kjo paketë, e cila përbëhet nga një numër i konsiderueshëm vendimesh, përbën bazën ligjore dhe atë nënligjore që do t’i sigurojë Shqipërisë një pozicion në përputhje me standardet e nevojshme për të qenë pjesë e NATO-s. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes se procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit do të kompletohet në afatin më optimal, që do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Procesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit po ecën me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë të gjitha vendeve anëtare që përparësuan ratifikimin e protokollit në një kohë rekord. Ky proces do të kompletohet në afatin më optimal që do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, - deklaroi kreu i qeverisë. Duke evidentuar faktin se procesi i ratifikimit nga vendet anëtare të NATO-s të protokollit të anëtarësimit për Shqipërinë, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për këto vende si dhe bindjen se procesi i ratifikimit do të përfundojë së shpejti. Protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në Traktatin e Aleancës së Atlantikut të Veriut është ratifikuar nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të NATO-s.