Trashëgimia në rrezikintelektualët japin alarmin
TIRANE- Vite më parë mund të gjenim gjurmë. Shtëpi karakteristike në rrezik shembje, fragmente rrënojash, hapësira arkeologjike që prisnin durimin dhe kujdesin e arkeologëve dhe studiuesve për t'i zbuluar e studiuar, por që dhunoheshin brenda natës për të hapur sheshe ndërtimi, peizazhe që rrezikonin të humbnin për shkak të ndërhyrjeve të jashtëligjshme. Vite më parë nga skaji më verior i Shqipërisë e deri në skajin më në jug, vinin dhjetëra lajmërime për rreziqe që i kanoseshin trashëgimisë sonë kombëtare. Të paktën, atëkohë bashkë me rreziqet shënjoheshin edhe gjurmë të këtyre pasurive, gjurmë që tashmë janë zhdukur. Nuk mund të gjendet tashmë as edhe shenja më e vogël për shumë prej këtyre objekteve. çfarë po ndodh me trashëgiminë kombëtare? Si përvijohet lista e objekteve në rrezik? Si zhvillohet historia e tyre? A ia kanë dalë të bëjnë diçka ata pak persona që kanë ngritur zërin gjithmonë, duke dhënë sinjale SOS?
Në një tryezë debati, me temë "Trashëgimia e rrezikuar", zhvilluar dje nga Qendra Shqiptare e Trashëgimisë, kanë rrahur mendime rreth kësaj çështjeje përfaqësues të organizatave jo-qeveritare të fushës së kulturës, përfaqësues të mediave shqiptare dhe shumë intelektualë e dashamirës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Një prej organizatorëve të kësaj tryeze debati, Artan Lame, e ka hapur diskutimin duke sjellë në kujtesë çfarë nga ndodhur në harkun kohor të 10 viteve, duke marrë referencë një botim të vitit 2000 "Trashëgimia në rrezik" i autorëve, Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli. "Dhjetë vjet më pas, shumë nga monumentet asokohe të rrezikuara, tashmë janë zhdukur dhe bëjnë pjesë vetëm në kujtesën e brezit tonë. Tranzicioni i zgjatur shqiptar, vazhdon të bluajë pjesë pas pjese trashëgiminë e mbetur... Ndërkaq, s'ka javë që Shqipëria të mos humbë pjesë të trashëgimisë së saj, të cilat ne, veç e veç, i denoncojmë në shtyp, por impakti publik në këtë formë është minimal..." - tha Lame, ndërsa ka prezantuar kështu një pjesë nga promemoria e hartuar me rastin e kësaj tryeze debati, drejtuar Presidentit të Republikës, Kuvendit, kryeministrit, ministrit të Kulturës, Akademisë së Shkencave, shoqatës së bashkive dhe shoqatës së komunave. Nga të pranishmit në këtë tryezë debati, kanë tërhequr vëmendjen me diskutimet e tyre, arkitekti Maks Velo, publicisti Fatos Lubonja, përfaqësuesja e universitetit "Polis", Vera Bushati, Artan Shkreli, Ardian Klosi, Ylli Manjani, Gjergj Bojaxhi, Lorenc Bejko, Dritan Egro etj. Arkitekti Maks Velo hodhi shumë përgjegjësi mbi Institutin e Monumenteve të Kulturës, duke renditur një varg ngjarjesh të rënda në listën e shkatërrimit të trashëgimisë kombëtare, si në kohën e komunizmit, ashtu edhe në periudhën 20-vjeçare të tranzicionit shqiptar. "Instituti i Monumenteve nuk ka ndërhyrë dhe as ndërhyn, në rastet e shkatërrimit permanent që po i bëhet veprave të Realizmit Socialist në Shqipëri, duke harruar se ato janë një pjesë e pazëvendësueshme e trashëgimisë sonë kulturore", - tha Velo, duke sjellë në vëmendje shkatërrimin e mozaikut në rrugën e Elbasanit, heqjen e mozaikut nga godina e ish-Pallatit të Pionerëve, apo debatet e shumta që u zhvilluan një vit më parë rreth heqjes së mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar. Në një linjë tjetër ka diskutuar publicisti Fatos Lubonja, sipas të cilit, duhet bërë një analizë e asaj që ka ndodhur në këto 20 vite e duhen hedhur disa pyetje. A mund të ndryshojmë diçka? A kemi ne, dëshirë, dashuri, kulturë, për ta bërë këtë gjë? "Nëse bëhet një analizë e tillë, - tha Lubonja, - do të shihet se kjo katrahurë është përgjegjësi e të gjithëve ne, jo vetëm e Institutit të Monumenteve të Kulturës". Publicisti ka diskutuar temën e kulturës dhe njohjes që kanë shqiptarët në drejtimin e mbrojtjes së trashëgimisë. Por, sipas Lubonjës, nuk mund të jetë shkak vetëm mosnjohja apo kultura e pakët, por diçka tjetër që lidhet drejtpërdrejt me atë që Lubonja e quajti mirëpasja. "Institucionet që e kishin në dorë mbrojtjen e trashëgimisë u bënë instrumente të interesave, dhe tentuan madje të manipulojnë edhe opinionin publik", - tha Lubonja, duke e quajtur veten "të humbur" në këtë luftë, ku fitues, sipas tij, dolën ata që ishin në anën tjetër, shoqëria e "mriëpasjes". Por, tezës së kulturës së pakët që shoqëria shqiptare ka në mbrojtjen e monumenteve, i është rikthyer edhe Vera Bushati, duke arsyetuar se edukimi dhe njohuritë që duhen marrë që në shkolla, janë primare. Sipas saj, pikërisht për shkak të kulturës së pakët, janë shkatërruar një pjesë e madhe e monumenteve që i përkasin fillimit të shekullit XX. Zonja Bushati tha se fare pak dokumentacion ekziston nëpër arkiva për këto monumente, dhe ç'është më e keqja, është gati e pamundur për t'i studiuar, pasi studiuesit dhe studentët nuk kanë akses në këto arkiva. Me mjaft interes ishte pjesa e fundit e diskutimeve të kësaj tryeze, ku më së shumti u vu theksi tek përgjegjësia e institucioneve. Ardian Klosi kritikoi mungesën e zyrtarëve në këtë tryezë debati, ndërsa Ylli Manjani hodhi idenë se çështje të tilla duhen zgjidhur në rrugë institucionale, në gjykata, si i vetmi vend ku mund t'i bëhet avokatia rasteve flagrante të shkatërrimit të Trashëgimisë Kombëtare. Për raste konkrete ka folur drejtori i Inspektoratit të Ndërtimeve, Gjergj Bojaxhi, i cili ka përmendur ndërhyrjet brutale në Kalanë e Lezhës, në hapësirat pranë varrit monumental te Gjergj Kastriotit në Lezhë, dhe ndërtimet pa leje në Kalanë e Krujës etj. Bojaxhi tha se "edukimi dhe ndërgjegjësimi i popullsisë, ka një rol thelbësor e të pazëvendësueshëm. Por, në një vend ku njerëzit ndërtojnë objekte pa leje, dyqane apo shtëpi, si në rastin pranë varrit monumental të heroit tonë kombëtar në Lezhë, nuk mund të mendojmë se është çështje edukimi. Ky rast do të thotë se ka individë që nuk e kanë frikën e ligjit, dhe nuk e dinë se çfarë do të thotë". Bojaxhi tha se ka nisur një aksion për pastrimin e gjithë këtyre zonave, ku ndërtimet pa leje kanë kërcënuar seriozisht trashëgiminë tonë. Tryeza e debatit ka vijuar me shumë diskutime e propozime të tjera, të cilat kanë qenë në një vijë logjike me promemorien e hartuar për këtë rast, e cila synon të tërheqë vëmendjen, e të kalohet në hapa konkretë për t'i dhënë fund gjendjes tragjike të Trashëgimisë Kulturore shqiptare.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)