PS kërkon: Sqarim të detajuar pasurisë së zyrtarëve
TIRANE-Pas fakteve të publikuara sot në Gazeta Shqiptare rreth pasurisë së qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë, Partia Socialiste reagoi sot dhe kërkoi publikisht detajimin e plotë dhe sqarimin e deklaratave të pasurisë të zyrtarëve që janë pranë kryeministrit.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat iu referua deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë, duke theksuar se "në një kohë kur Shqipëria gjunjëzohet nga kriza ekonomike, të vetmit individë që pasurohen, janë ministrat dhe qeveritarët".
"Ne kemi të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar, për t'i bërë publikut të qartë se kush na qeveris dhe po ashtu sa dhe si i fitojnë ata paratë e tyre", vërejti nënkryetari i grupit socialiste.
“Djali i kryeministrit Berisha vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro, e dhënë kjo e publikuar nga deklarata e pasurisë së tij”, theksoi Tahiri, i cili i kushtoi vëmendje dhe faktit se SHISH ka deklaruar se vitin e kaluar mafia, krimi oganizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve “Dhe se po këta qeveritarë, sot vazhdojnë ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit e tyre”, tha Tahiri.
“Natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro, por kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për t’i bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu sa e si i fitojnë paratë e tyre”.
Sipas Tahirit, rreth faktit se SHISH ka dijeni, janë vënë në dijeni dhe Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. “Por asnjëri nga këta të dy, ende sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre qeveritarëve e politikanëve që i emëron e i përdor mafia, krimi i organizuar dhe agjenturat e huaja”, shtoi më tej Tahiri.
Në këtë kuadër, Partia Socialiste kërkon që të bëhen publik e të merren masa ndaj të gjithë atyre qeveritarëve që janë identifikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror si të lidhur me mafien, krimin e organizuar dhe shërbimet sekrete të huaja.
Sot Gazeta Shqiptare hapej me kryeartikullin "Djali i Berishës fiton 200 mijë euro në 2009". Me tej Gazeta Shqiptare zbulon shifrat mijëra euro të pasurive të qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë ku zbulohet se Fatos Nano ka 141 mijë euro pasuri, ndërsa kryeprokurorja Ina Rama bleu nje shtëpi 150 mijë euro.
(d.b/BalkanWeb)