E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vetëvaretemigranti, në Lushnjevetëvritet një i ri

TIRANE-Dy vetëflijime, një vetëvarje dhe një vetëvrasje kanë tronditur efektivët e policisë së Elbasanit dhe Lushnjës ditën e sotme.
Në Elbasan, një emigrant është vetëvrarë ditën e sotme për shkaqe ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Skënderbej, kur fqinjët kanë parë duke kaluar në rrugë 38-vjecarin Leonard Ibrahimllari të vetëvarur në katin e dytë të banesës së tij.
Mësohet se viktima ishte kthyer gjatë kësaj fundjave nga Greqia për të kaluar pushimet pranë familjes në qytetin e Elbasanit. Por sot ai u pa i vetëvarur në verandën e shtëpisë duke shokuar familjarët.
Ende nuk dihet shkaku që e shtyu 38-vjecarin, të vetëflijohet, ndërkohë që vazhdojnë hetimet nga policia. Viktima, babai i dy fëmijëve jetonte dhe punonte prej vitesh në Selanik të Greqisë.

Por ngjarja me emigrantin pason një tjetër të ngjashme të ndodhur këtë radhë në Lushnje. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga policia, bëhet e ditur se një shtetas 19-vjeç ka vrarë veten sot rreth mesditës në Lushnjë. Policia tha se viktima e ngjarjes është shtetasi Amarildo Demiri, i cili qëlloi veten me armë zjarri pas një debate të rastit me familjarët e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjazë të Lushnjës ndërkohë që pak minuta pas debatit, trupi i 19-vjeçarit u gjet pa jetë nga familjarët e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›