E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet përvdekje pushuesja nga Maqedonia

DURRES - Forcat e policisë arrestuan sot në orët e para të ditës një 38-vjeçar nga Shijaku, i cili drejtonte automjetin, me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një kalimtare 76-vjeçare me kombësi maqedonase.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur se "Saimir Hadaj, 38 vjeç, ishte duke drejtuar automjetin e tij tip Benz kamionçinë me targë DR 7998 C në rrugën Plepa-Golem, kur goditi aksidentalisht shtetasen maqedonase Cvetanka Gjeorgjevska, 76 vjeç, lindur dhe banuese në Veles (Maqedoni)".
Sipas të njejtave burime, e moshuara nga shteti fqinj, e cila kishte ardhur për të kaluar pushimet në zonën turistike të Golemit, gjeti vdekjen, teksa ishte duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën, në vendin e njohur Shkëmbi i Kavajës, 8 km në jug të Durrësit.
Lidhur me ngjarjen, janë kryer veprimet e para hetimore dhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin do të përgjigjet për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›