E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia otomane në ekspozitë

Prej dy ditësh, në sallën e ekspozitave në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tiranë është hapur ekspozita “A Balkan Tale”, mbështetur nga Bashkimi Europian, me kurator për Shqipërinë arkitektin Artan Shkreli.

Kjo ekspozitë ka për qëllim të stimulojë debatin publik mbi historinë e Ballkanit, për të treguar historinë e përbashkët, mbështetur në një bashkekzistencë etnike dhe fetare, por edhe për të sensibilizuar opinionin publik për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore.

Në të paraqiten plot 50 fotografi monumentesh, të realizuara nga 5 fotografë të njohur, fitues çmimesh, nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana. Serbia përfaqësohet nga Ivan Petroviç, Greqia nga Kamilo Nollas, Maqedonia nga Ivan Blazhev, Kosova nga Samir Karahoda, ndërsa Shqipëria nga fotografja gjermane Jutta Benzenberg. Fotografja ka përzgjedhur 10 monumente, të cilat jo vetëm i has edhe nëpër fqinjët tanë ballkanikë, por përmes tyre shquan edhe karakterin shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›