E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimtarja e shtëpisë: Jo monument kulture për vilën ku jetoi Hysni Kapo

TIRANE- Vila nr.32 në zemër të ish-"Bllokut", në rrugën "Ibrahim Rugova", aty ku ka jetuar familja e Hysni Kapos, është pronë e familjes Kareco. Trashëgimtarja e saj, Franka, me profesion urbaniste dhe arkitekte thotë për "Gazeta Shqiptare" se i është mohuar e drejta e ndërtimit, për shkak se vila nuk hiqet nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore. 

Në emër të familjes, ajo kërkon nxjerrjen nga lista, pasi nuk ruan asnjë vlerë që mund t'u tregohet brezave. Madje Franka denoncon faktin se vila u shpall 7 vjet më parë, pa dijeninë e familjes si monument kulture nga ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango. 

Sipas saj, këtë gjë e morën vesh vetëm para dy javësh, ndaj dhe ajo vetë ka nisur procedurat për ta hequr nga lista e objekteve monumentale, pasi nuk ka asnjë vlerë të tillë. Franka tregon se para disa ditësh ka bërë një kërkesë zyrtare për heqjen e statusit, por ajo ka mbetur ende e pafirmosur nga ministri i Kulturës, Visar Zhiti. 

(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›