E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chris Brown akuzohet sërish për dhunë

TIRANE-Këngëtari Chris Broën është akuzuar sërish për dhunë ndaj femrave. Kësaj herë është një vajzë 24 vjecare që është shprehur se Brown e ka sulmuar aq rëndë në një lokal nate sa mund të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni.

24-vjeçarja, Deanna Gines është shprehur për faqen e internetit TMZ se kishte qenë një lokal nate ku Chris Broën sapo kishte përfunduar së performuari. Ajo tha se në momentin që lokali po mbyllej këngëtari e kishte shtyrë duke bërë që ajo të bjerë dhe të dëmtojë rëndë gjunjtë.

Deanna tha gjithashtu se e kishte denoncuar këtë akt në polici. ngjarja po hetohet dhe ndëkohë pritet të vërtetohet plotësisht. Në bazë të vizitave që ajo ka kryer tek mjekë të ndryshëm ka gjasa që mund ti nënshtrohet edhe një operacioni.

Megjithatë përfaqësuesja e Chris Brown, Nicole Perna nuk ka krye një veprim të tillë dhe gjithçka është sajësë. Megjithatë gjithçka varet nga ajo çfarë do të rezultojë në bazë të hetimeve. Ndërkohë këngëtari ndodhet në lirim me kusht për shkak të dhunës fizike që ushtroi ndaj Rihanna-s në vitin 2009.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›