Travolta, vdekja e djalit ende mister

Autoritetet e Bahamasit ku 16 vjecari Jett nderroi jete, kane urdheruar kryerjen e nje autopsie te dyte ne trupin e femijes, pasi shkaqet e verteta te vdekjes se tij nuk jane zbardhur ende plotesisht. Edhe pse Jett vuante nga sindroma Kavasaki, mendohet se ai ka vdekur pasi perplasi koken ne vaske.
Keshtu, sipas tabloidit “Daily News”, ka qene vete babi i tij John, i cili ka tentuar qe ta sjelle ne jete te birin pas perplasjes, duke i bere masazh kardiak per rreth 10 minuta. “Ndihme! Po humbas tim bir”, ka bertitur aktori. Keshtu, autoritetet vendase kane caktuar dy mjeke per te zbardhur plotesisht shkaqet e vdekjes, pasi nuk dihet ende me saktesi se cfare ndodhi ne momentet e fundit te jetes se 16 vjecarit.
“Jett ishte nje femije fantastik qe ndriconte jetet tona”, eshte shprehur aktori me pikellim, duke falenderuar njekohesisht edhe gjithe njerezit e e kane mbeshtetur ne kete periudhe te veshtire. Gjate viteve te fundit, familja Travolta ka mohuar gjithmone se djali i tyre vuante nga semundja e rralle.
Shume vete mendojne se anetaresimi i aktorit ne sektin “Scientology” nuk i lejonte te pranonte semundjen e te birit per te mos lejuar gjithashtu edhe kurimin e tij, nje pike shume e rendesishme kjo ne doktrinen e sektit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code