KQZ me gjyqtare. Omari Zgjedhje me modelin lituanez

Konstitucionalisti Luan Omari sugjeron zëvendësimin e shtatë anëtarëve të KQZ me të përzgjedhur nga rrethi i gjyqëtarëve, si variantin më të mirë të menaxhimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. Sipas tij, komisionet e zgjedhjeve duhet të jenë apolitike dhe opsioni më i mirë për të realizuar këtë është që të përzgjidhen nga rradhët e konferencës së gjyqëtyarëve. Rasti i Lituanisë apo Bjellorusisë, ku zgjedhjet certifikohen nga gjykatat sugjerohet nga Omari të adaptohet edhe në Shqipëri.
“Nuk do të ishte ndonjë mëkat që komisioni të caktohej nga partite politike, por përvoja konkrete e vendit tonë ka treguar se kjo formulë ka dështuar. Tek ne duhen bërë përpjekje maksimale që të sigurohej që Komisioni të përbëhej nga njerëz të paanshëm. Mund të caktohen gjyqtarë përshembull, gjyqtarë që të kalojnë në filtrin e organizmave që do vendosin për përbërjen e komisionit. Mund të caktohen nga Konferenca gjyqësore kombëtare”- tha Omari.
Por, administrimi i zgjedhjeve dhe sistemi zgjedhor janë dy problematikat, që sipas Omarit reflektohen në kodin aktual. Ai kërkon nga partitë politike që të zgjidhen këto dy ccështje në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore. Sistemi më i mirë sipas tij është ai proporcional rajonal.
Erjon Ajazi