Trazira ne Mitrovice
Nje i ri serb eshte plagosur me thike ne oret e pasdites ne lagjen e boshnjakeve ne veri te Mitrovices. Zedhenesi i policise ne Mitrovice, Besim Hoti, ka njoftuar se dy te rinj shqiptare jane arrestuar si te dyshuar per kete sulm, ndersa po tentonin te iknin nga vendi i ngjarjes. Menjehere pas incidentit, nje grup serbesh ne shenje proteste i kane vene zjarrin disa lokaleve, prone e shqiptareve, ne lagjen e boshnjakeve dhe kane demtuar disa makina me targa te Kosoves.