Situata në Mitrovicë e qetë; Rexhepi: Qytetarë përmbahuni
Mitrovicë -Situata në qytetin verior të Kosovës, është përgjithësisht e qetë, pas natës së mbrëmshjme ku u plagos një i ri serb dhe protestave ku u dogjën makina dhe lokale të shqiptarëve. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka kërkuar vetëpërmbajte nga popullata. Rexhepi tha se strukturat e sigurisë, duke përfshirë njësitet e xhandarmërisë dhe pjesëtarët e KFOR-it kanë reaguar dhe kanë vënë gjendjen nën kontroll.
“Gjendja është nën kontroll, por e tensionuar”-tha ai dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe gjakftohtë. Rexhepi tha se ka marrë garanci nga strukturat e sigurisë se prania e tyre do të jetë e shtuar gjatë këtyre ditëve në këto zona të ndjeshme në veri të qytetit, në mënyrë që të parandalohet eskalimi i situatës.
Gjithashtu Rexhepi apeloi tek qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm ashtu siç kanë qenë gjatë gjithë këtyre muajve pas shpalljes së pavarësisë, përkundër provokimeve me të cilat janë përballuar vazhdimisht.