Kosovë, fati i 1918 personave ende nuk dihet
Prishtinë -Fati i të zhdukurve në Kosovë, nuk dihet ende, ndërsa puna për gjetjen e tyre është shumë e dobët. Gjithsej janë të zhdukuar 1918 qytetarë. kryetari i Asociacionit të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës, Haki Kosumi tha për mediat e Prishtinës se ritmi i gjetjes së të humburve është shumë i ngadaltë dhe kjo i brengos së tepërmi familjarët e tyre.
Kosumi thotë se prej shumë kërkesave dhe premtimeve të qeveritarëve dhe të institucioneve është realizuar pjesërisht, kërkesa për shpalljen e 27 prillit ditë e të pagjeturve të Kosovës, si dhe janë përkrahur pjesërisht dy kërkesa për mbështetje financiare të aktiviteteve të shoqatës gjatë këtij viti. Ndërsa nuk janë plotësuar edhe shumë kërkesa të drejta dhe të arsyeshme të cilat i ka parashtruar AFZHK.
Në mesin e shumë kërkesave të parealizuara e për të cilat shumë herë qeveritarët tanë kanë dhënë premtime, kësaj radhe ai përmendim vetëm disa prej tyre. Nuk është përmbushur gati asnjë pikë e Rezolutës e as e Deklaratës politike, dokumente këto të miratuara nga Kuvendi i Kosovës; nga institucionet e Kosovës nuk është plotësuar kërkesa për ngritjen e një Qendre përkujtimore - memoriali për të zhdukurit e shumtë të Kosovës; nuk është miratuar ende ligji i veçantë për të zhdukurit dhe familjet e tyre; nuk është kompletuar dhe funksionalizuar ende Zyra e Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për të Pagjeturit etj.
Kosumi u kerkon autoriteteve të vendit që të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj çështjes së të zhdukurve të Republikës së Kosovës. "Kemi hequr dorë nga veprimet e tjera, për shkak të gjendjes së përgjithshme në të cilën gjendet shteti i ri i Kosovës, shpallja dhe jetësimi i të cilit ishte një nga idealet e shumicës absolute të njerëzve të cilët po i kërkojmë. Gjithashtu na mban shpresa se viti i ardhshëm do të sjell ndryshime pozitive e të gjithanshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë e sidomos për familjarët e të zhdukurve të Kosovës të cilët deri me tash kanë qenë të lënë pas dore"-thotë Kosumi. qik