Engel: SHBA do të mbështesë edhe më tej Kosovën
Nju Jork-Kongresmeni amerikan Eliot Engel thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, ndërsa tërësia territoriale dhe sivraniteti i Kosovës janë të paprekshme. "S'do mend se në rend të parë do të sigurohemi që farën që e kemi mbjellë në vitin 2008, siç janë fara e Lirisë dhe Pavarësisë se Kosovës, fakti që Kosova sot është vend i lirë dhe i pavarur dhe njëherësh do të sigurojmë se këto rrënjë demokratike janë të forta në tokë dhe të shëndetshme"- thekson Engel për RTV21.
Ai ka siguruar që SHBA-të do të vazhdojnë të jenë miku më i mirë i Kosovës, që përkrahin popullin e Kosovës dhe punojn në ngritjen dhe promovimin e demokracisë për tërë popullin e Kosovës si dhe për ta ndihmuar Kosovën në problemet e saj ekonomike.