Trazira në burgun e qytetit turk të goditur nga tërmeti

Një ushtar tha se të burgosurit, të cilët frikësoheshin se mund të vdisnin në qelitë e tyre nga tërmeti, kanë sulmuar rojat me gërshërë dhe thika, dy ditë pasi 200 të burgosur u arratisën menjëherë pas tërmetit 7.2 ballësh.
Reporterët e “Reuters”-it panë flakë në ndërtesë para se të dëgjoheshin disa të shtëna. Të burgosurit ishin të irrituar se pse po mbaheshin në qelitë e tyre teksa godina lëkundej.
Në orët në vazhdim nuk u dëgjuan më të shtëna armësh teksa në vendngjarje u dislokuan forca të tjera ushtrie. Van është një rajon i populluar më së shumti nga kurdët.
Ndërkohë, zyrtarët kanë njoftuar se deri më tani, bilanci i viktimave ka arritur në 459 të vdekur./Start/F. P/
2011-10-26 09:22