Obama: Gadafi humbi shansin për t`i sjellë vendit demokracinë
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se ish udhëheqësi i Libisë, Muamer Gadafi, e ka humbur shancën për t`i sjellë demokracinë vendit të tij, dhe e përshkroi vdekjen e tij si mesazh për diktatorët në mbarë botën.
Obama, ka thënë për NBC-në, se Gadafi “ka terrorizuar vendin e tij dhe ka mbështetur terrorin” për 40 vite.
Këto komente të presidentit amerikan, vijnë pas varrosjes së Gadafit në një vend të fshehtë, pesë ditë pas vrasjes së tij.