“Dreamliner” transporton pasagjerët e parë

“Dreamliner”- fillimisht ishte parashikuar që të transportonte pasagjerët e parë në vitin 2008, por “Boeing” vuajti prej një sërë pengesash. Fluturimi i së mërkurës ishte një fluturim për persona të veçantë, teksa shërbimi normal për pasagjerët do të fillojë në nëntor.
Problemet me “Dreamliner” kanë bërë që të shtyhet fillimi i fluturimeve të tij normale. Gjatë një fluturimi provë në muajin janar, një “Dreamliner” u kap flakë. Kompania shpreson që një fillim i mbarë tanimë do të bëjë të harrohen problemet e mëparshme.
“Boeing” thotë se avioni me dy kate dhe me masë të mesme, është avioni më me perspektivë. Ky avion siguron për pasagjerët përveë komoditetit të padiskutueshëm edhe ajër më të freskët, duke bërë që të arrijnë në destinacion më të qetë.
Për shkak të materialeve të përdorura në të – fibra karboni më shumë se alumin – “Boeing” thotë se një “Dreamliner” harxhon rreth 20% më pak karburant se avionat e tjerë me të njëjtën madhësi. Kjo do t’i ndihmonte shumë kompanitë të cilët janë në betejë me çmimin e karburantit për avionë, çka shpesh është kostoja më e madhe për ta./Start/F. Prroni/
2011-10-26 09:49