Tërmeti në Turqi, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti i cili goditi të djelën Turqinë lindore.
Të paktën 432 persona janë konfirmuar të vdekur dhe mbi 1400 të tjerë janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë të shkallës rihter.
Mbi 2 mijë shtëpi u shembën për shkak të lëkundjes së fuqishme sizmike, kanë bërë të ditur të martën drejtuesit e Agjencisë së Emergjencave.
Anëtarët e skuadrave të shpëtimit, të shoqëruar nga qenë të stërvitur, po vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Vinca dhe pajisje të tjera të rënda kanë lëvizur nga vendi blloqe të mëdha tullash, të ndihmuar edhe nga banorët, të cilët morën lopatat në duar.
Por shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen, pasi në shtatë orët e fundit nuk është nxjerrë asnjë person i gjallë nga rrënojat.
Ekipet e shpëtimit nxorrën një foshnje 2 javëshe të gjallë nga një ndërtesë e rrëzuar, në qytetin Ercis.
Në rajonin e goditur nga tërmeti ka filluar të bjerë shi dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe bora e parë.
Ndërsa, kryeminsitri turk, Recep Tajip Erdogan, edhpse kishte thënë se Turqia mund ta përballojë vet këtë situatë, ka shtruar kërkesa për ndihmë me materjale emergjente, në 30 vende duke përfshirë edhe Izraelin.